Politike

DEBATI Rama-Rushaj! Kreu i grupit opozitar: Mund ta marri fjalën Basha, kryeministri: Ok! Këtu po tërhiqem….  

16 Shtator 2021, 16:37 Nga DOSJA
DEBATI Rama-Rushaj! Kreu i grupit opozitar: Mund ta marri fjalën Basha,

TIRANË– Debati për mungesën e kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit, vijoi edhe mes kreut të qeverisë dhe atë të grupit të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, duke përsëritur të njëjtat argumenta. Mirëpo debati mes tyre u shua kur Rushaj kërkoi që të merrte fjalën kryedemokrati Lulzim Basha. 

PJESË NGA BISEDA:

Rushaj: Ju kërkuam 10 herë zbatimin e procedurës dhe nuk ia dhatë fjalën. Erdhi Rama, e ia dhatë fjalën. Ne kërkuam që të dëgjonit. Ne iu dëgjuam paradite. Injorimi që i bëtë qytetarëve shqiptarë që në ditën më të rëndëisishme nuk u paraqitët. Kjo është mungesë respekti ndaj shqiptarëve. Nëse do kishit ardhur në orën 5, atëherë do e kishit foltoren bosh. Pa njeri aty.

Rama: Ka mundësi që sikur ne ju dëgjojmë kur flisni dhe ju të na dëgjoni? Është e vërtetë siç thatë ju që për shkak të kërkesës tuaj i thashë kryetares që erdha. Nuk kam pse t’ju jap raporte mjekësore se pse u vonova. Respekt dhe dëgjimi ynë me njëri-tjetrin nuk lidhet me sa qëndrojnë në sallë të gjithë. Të jeni të sigurt që çfarëdo që thuhet nga ju, janë prezentë. Ça po diskutojmë? Të vazhdonte radha. Nëse në derën e Kuvendit do të harrojmë që kemi muskuj dhe do të vëmë në funksion trutë do të jetë progres i madh. Mund të arrini kurrë asnjë gjë. Në mungesën time keni thënë gjëra që nuk shkojnë, jam i detyruar t’ju them shkakun. Përsëritja është mëma e dijes. Ndryshimi i rendit do të thotë që kam ardhur unë për të respektuar kryetarin? Ta di?

Rushaj: Po na bën një nder të madh që na jep fjalën. Kur flet kryeministri, kryetari flet sa kryeministri. A mund ta zbatojmë këtë? Kështu mendoni ju, po rregullorja thotë ndryshe. Meqënëse ishim tek dëgjimi. Propozoj që Basha të mbajë fjalën e tij.

Rama: Ok këtu unë tërhiqem.

LAJMI KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, Rama “shtrin dorën” tek PD. Opozita kërkon kryeministrin për debat: Po talleni me shqiptarët, është detyrë kushtetuese të jetë këtu

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred rushaj edi rama seanca plenare 16 shtator 2021 alfred rushaj edi rama seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Shtator 2021, 16:30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salinjani lidhur me largimin e kreut të qeverisë nga Kuvendi...