Aktualitet

Përgjimet e BILD/ Prokurorja Imeraj shmang me “elegancë” pyetjen për ‘spiunin’ e dosjes 339|1

7 Qershor 2019, 09:54 Nga DOSJA
Përgjimet e BILD/ Prokurorja Imeraj shmang me “elegancë”

TIRANË- Elizabeta Imeraj, drejtuesja e prokurorisë së Tiranës ka shmangur me lezet pyetjen, lidhur me hetimet e nisura për ‘nxjerrjen e sekretit hetimor’, sa i takon përgjimeve të dosjes 339/1 të publikuara nga gazeta gjermane “BILD”.

Në një konferencë para gazetarëve lidhur me arrestimet e djeshme të policëve, Imeraj foli lidhur me një operacion për ndalimin e kontrabandës së automjeteve.

Teksa u pyet nga një gazetare nëse kishte persona të dyshuar dhe të proceduar lidhur me nxjerrjen e sekretit hetimor, Imeraj u përgjigj:

Ne do të themi sot, atë për të cilën kemi dalë për të thënë dhe në raport me atë çështjen për të cilën po flasim. Prokuroria prezanton dhe bën publike ato detaje që nuk hyjnë në rangun e sekretit hetimor dhe bëhen publike në momentin që ne i shohim të arsyeshme pa cënuar hetimin e çështjes.  Po e kaloj pa përgjigje pjesën në të cilën janë objekt hetimi dhe si po zhvillohen hetimet”. 

Dy ditë më parë prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(a.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 339/1 elizabeta imeraj përgjimet e bild dosja 339/1 elizabeta imeraj përgjimet e bild

Sondazh

Poll