Politike

Basha s’merr fjalën pa prezencën e Ramës! Tabaku dhe Bardhi: Keni gjithë ditën që na zvarrisni, çfarë pune më të rë

16 Shtator 2021, 14:12 Nga DOSJA
Basha s’merr fjalën pa prezencën e Ramës! Tabaku dhe

TIRANË– Deputetët e Opozitës Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi janë revoltuar pasi kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancë plenare për të debatuar me ta, lidhur me programin qeverisës që u prezantua. Ata janë shprehur se Rama duhet të vijë në sallë dhe tu përgjigjet shqiptarëve. 


Pjesë nga fjala e tyre: 

Jorida Tabaku: Kemi detyrim ndaj qytetarëve që kryeministri të vijë këtu dhe të dëgjojë mendimin e Opozitës, na sollët në seancë në orën 13:00, erdhëm, na sollët në orën 16:00, ja ku jemi. Keni gjithë ditën që na zvarrisni, ai i ka vënë firmën këtij dokumenti, kështu që të vijë këtu dhe të dëgjojë mendimin e Opozitës.

Gazment Bardhi: A mund tu shpejgoni shqiptarëve çfarë pune më të rëndësishme ka kryeministri Rama që nuk është në seancën më të rëndësishme të këtij parlamenti? ka dhënë ndonjë shpjegim? Ka detyrim kushtetues të jetë në seancë.

LAJMI KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, Rama “shtrin dorën” tek PD: Gati për bashkëpunim, krizat do i zgjidhim vetëm ‘shqip’! Debati i parë me Bashën për COVID, kryedemokrati: Politikë me të vdekur!

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gazment bardhi jorida tabaku seanca plenare 16 shtator 2021 gazment bardhi jorida tabaku seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Shtator 2021, 14:06

TIRANË– Krahas zhvillimeve politike, në seancën parlamentare të ditës së sotme ra në sy edhe mënyra se si ishin veshur deputetët. Sigurisht që zonjat...