Politike

Rama iku sa prezantoi programin, PD-ja propozon ndërprerjen e seancës, Rushaj: Të vijë këtu të dëgjojë mendimin e Opozit

16 Shtator 2021, 14:06 Nga DOSJA
Rama iku sa prezantoi programin, PD-ja propozon ndërprerjen e seancës,

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka kërkuar  në emër të deputetëve opozitarë që kryeministri Edi Rama të jetë pjesë e diskutimeve para se të votohet për programin e tij qeverisës. Në fjalën e tij, nga vendi, Rushaj tha se kërkojnë që Rama të jetë i pranishëm gjatë debateve dhe t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve.


“Ai ka të drejtë të diskutojë me ju për datën dhe zotëria duhet të jetë këtu kur flitet për programin e tij qeverisës. Propozojmë të ndërpritet seanca, kryeministri të vijë këtu dhe të nisim debatet për çfarë ai propozoi që të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Është kushtetuese dhe logjike zonja kryeparlamentare. Propozojmë të ndërpritet seanca dhe kryeministri të dëgjojë zërin e Opozitës. Po të ishte seancë normale do të zhvillohej nesër. Ose e gjitha që u bë është e pavlefshme, na thatë se kryeministrit duhet të rregullojë axhendën. Tani duhet të vijë në respekt të qytetarëve. Të dëgjojë çfarë mendojnë përfaqësuesit e atyre që kanë votuar,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, Rama “shtrin dorën” tek PD: Gati për bashkëpunim, krizat do i zgjidhim vetëm ‘shqip’! Debati i parë me Bashën për COVID, kryedemokrati: Politikë me të vdekur!

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred rushaj seanca plenare 16 shtator 2021 alfred rushaj seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Shtator 2021, 14:06

TIRANË– Krahas zhvillimeve politike, në seancën parlamentare të ditës së sotme ra në sy edhe mënyra se si ishin veshur deputetët. Sigurisht që zonjat...