Art&Argëtim

‘U kryqëzua’ në rrjet, flet vazja ‘misterioze’ në videon virale të Beyonce dhe Jay-Z

7 Qershor 2019, 07:29 Nga DOSJA
‘U kryqëzua’ në rrjet, flet vazja ‘misterioze’

Video virale që ‘çmendi’ gjithë rrjetin me Beyonce, Jay-Z dhe një grua sexy e quajtur Nicole Curran, bashkëshortja e shefit të Warriors dhe jo më shumë se dje ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në finalen e NBA-së, në Oakland, ku luanin Golden State Warriors dhe Toronto Raptors.

Siç mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme, ajo është zgjatur në drejtim të Jay-Z, duke ngushtuar Beyonce-n dhe pas asaj që i ka thënë partnerit të yllit të muzikës, të thuash se këngëtarja është tërbuar, paaak. (Lexo këtu)

Por si qëndron e vërteta?

Interneti është “çmendur” nga video virale dhe shumica e përdoruesve në rrjetet sociale kanë shprehur mendimet e tyre:

“Beyonce është xheloze dhe po u bë ajo xheloze më mirë të zhdukesh nga faqja e dheut.”

Dhe të tjera të tipit, “Kush është ajo femër në tokë që guxon dhe sillet ashtu para Beyonce-s?”

Ndërkohë pyetja është Nicole Curran, e ofenduar nga gjithë kjo ka reaguar publikisht dhe është shprehur se ka marrë kërcënime me vdekje në rrjetet e saj sociale dhe është detyruar që të flas.

“Mendoj se kjo është e padrejtë. Ata ishin të ftuarit tanë mbrëmë. Unë i ofrova asaj një pije dhe më pas atij gjithashtu. Kaq është, s’ka asnjë histori për të treguar.”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz beyonce jay z vajza misterioze beyonce jay z vajza misterioze

Sondazh

Poll