Politike

Gratë dhe vajzat në qeveri, Rama: Në kabinetin e parë ishte me qëllim, rezultatet do të tregojnë kohëqëndrimin e tyre n

16 Shtator 2021, 08:23 Nga DOSJA
Gratë dhe vajzat në qeveri, Rama: Në kabinetin e parë ishte

TIRANË– Në nisjen e fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka vendosur që të theksojë numrin e grave dhe vajzave në qeverinë e tij. Rama tha se në kabinetin e parë prezenca e ministreve ishte e qëllimshme, ndërsa tanimë sipas tij ishte si rezultat i punës. Megjithatë shtoi se qëndrimi në pozicionin e besuar, do të varej vetëm nga rezultatet e arritura në detyrën që kanë marrë përsipër.


I nderuar Kuvend i Shqipërisë me një ndjenjë të posaçme mirënjohjeje dhe përgjegjësie para të gjithë shqiptarëve pavarësisht nëse kanë votuar apo jo për PS kam këtu për të kërkuar votëbesimin. Kjo qeveri do të hyjë në histori si qeveria me përbërjen me të madhe të grave. Jam krenar që kjo shumicë e ka çuar para përpjekjhen për t’u dhënë grave dhe vajzave vendin e merituar. Kjo është një nga ato gjëra me rëndësi që koha u jep gjithnjë e më shumë rëndësi. Por thënë kjo dy gjëra të tjera duhen thënë. Tejkaklimi i shkallës së barazisë, 50-50 nuk ka qenë qëllim. Raporti i përmbysur nuk ishte pikënisje e qëllimshme siç ishte në kabinetin e parë për shembull. Por ishte pikëmbërritja e nartyshme. Ministret u përshtaten më mirë startit të mandatit të tretë. Siç faktori gjinor nuk ka qenë shtysa, nuk do të ketë asnjë plus. Rezultatet do të tregojnë kohëqëndrimin e tyre në kabinet. Beteja e luftës gjinore është ende shumë e hapur. Ka ende shumë forca diskriminuese që veprojnë në shoqëri. Nuk janë të rralla rastet tregjike të dhunës, e të dhunës ekstreme. Ngjarjet tronditëse janë të frikshme. Kudo në territorin e vendit. Dua të uroj që të gjitha gratë e pranishme, pa dallime partiake ta ndjejnë nevojën për t’u bërë misionare në këtë betejë,”-tha Rama.

Seancë MARATONË në Kuvend! Jepet votëbesimi për qeverinë e re, Rama “shtrin dorën” tek PD: Gati për bashkëpunim, krizat do i zgjidhim vetëm ‘shqip’! Debati i parë me Bashëm për COVID, kryedemokrati: Politikë me të vdekur!

(k.m)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 16 shtator 2021 edi rama seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Shtator 2021, 08:15

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mori fjalën në Kuvend pas Taulant Ballës. Ai tha se opozita nuk ka nevojë për falenderime pasi nuk...