Politike

Dorëzohet KËRKESA te Kryetarja e Kuvendit! 3 deputetë të LSI-së kërkojnë të jenë pjesë të Komisioneve Parlamentare

16 Shtator 2021, 07:20 Nga DOSJA
Dorëzohet KËRKESA te Kryetarja e Kuvendit! 3 deputetë të

TIRANË–Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës iu është dorëzuar kërkesa e tre deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Agron Çela kërkojnë që të jenë pjesë e Komisioneve Parlamentare.

-Petrit Vasili kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Shëndetësisë dhe zëvendësues te Ligjet. Po ashtu, Vasili shpreh kërkesën për të qënë pjesë dhe e delegacioneve të përhershme të organizatave ndërkombëtare nënkomisione dhe në grupet e miqësisë.

-Erisa Xhixho kërkon të jetë anëtare e Komisionit të Ligjeve, te Integrimi dhe zëvendësuese te Media. Njëjtë si Vasili edhe Xhixho kërkon që të jetë pjesë dhe e delegacioneve të përhershme të organizatave ndërkombëtare nënkomisione dhe në grupet e miqësisë.

-Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurinë Kombëtare. Çela kërkon që të jetë pjesë dhe e delegacioneve të përhershme të organizatave ndërkombëtare nënkomisione dhe në grupet e miqësisë.

Ndërsa Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi që është dhe deputete në Kuvend nuk ka shprehur dëshirën për të qënë anëtare e ndonjë komisioni.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron cela erisa xhixho kerkesa e lsi per komisionet petrit vasili seanca plenare 16 shtator 2021 agron cela erisa xhixho kerkesa e lsi per komisionet petrit vasili seanca plenare 16 shtator 2021

Sondazh

Poll