Politike

‘Për të ruajtur fytyrën tuaj na siguroni më shumë kohë’/ DEBATET gjatë Konferencës së Kryetarëve, Alibeaj dhe Voks

16 Shtator 2021, 08:05 Nga DOSJA
‘Për të ruajtur fytyrën tuaj na siguroni më shumë

TIRANË– Mbledhja e parë e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare e ditës së djeshme u shoqërua me debate. Ishte opozita ajo që kërkoi më shumë kohë në mënyrë që të njihej me programin qeverisës. Enkelejd Alibeaj u shpreh se opozitës i duhej më shumë kohë për të studiuar programin pasi diskutimi është shumë i rëndësishëm. Po të njëjtën kërkesë shprehu dhe Albana Vokshi e cila kërkoi që të shtyhej diskutimi për programin. Ndërsa Balla tha se nuk është në kompetencën e konferencës së kryetarëve që të vendosë shtyrjen ose jo të seancës plenare.

DEBATI PËR SEANCËN

Enkelejd Alibeaj: Për të ruajtur fytyrën e Parlamentit dhe tuajën, si Kryetare e Kuvendit duhet te siguroni që opozita të marrë kohë mjaftueshëm për të studiuar programin, pasi diskutimi për të është më i rëndësishëm në një legjislaturë.

Albana Vokshi: Kërkojmë ta shtyni diskutimin për programin. Ju nuk duhet të keni frikë ta shtyni. Kjo bëhet vetëm nëse keni frikë, sepse s’është as program ky që keni sjellë.

Taulant Balla: Në rendin e ditës sot (dje) kemi vetëm diskutimin mbi kohën që duhet të ketë çdo diskutant. Nuk është në kompetencën e konferencës së kryetarëve që të vendosë shtyrjen ose jo të seancës plenare. Kjo është prerogativë e Kryetares së Kuvendit. Pastaj mund të ketë edhe ndonjë skenarë që ta shtyni diskutimin e të kalojë afati që parashikon Kushtetuta dhe të bi dekreti i Presidentit.

Debatet vijuan dhe ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Taulant Balla kërkoi nga opozita që të ndreqnin gabimet e tyre dhe që secili nga deputetët të ishte në vetëm 1 komision.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi enkelejd alibeaj mbledhja e komisionit parlamamentar taulant bala albana vokshi enkelejd alibeaj mbledhja e komisionit parlamamentar taulant bala

Sondazh

Poll