Aktualitet

RRËQETHËSE! Eni Vasili lexon e prekur mesazhet e grave: Shpresoj të mos bëhem unë krisma e radhës, pjesë e kronikave të

15 Shtator 2021, 21:19 Nga DOSJA
RRËQETHËSE! Eni Vasili lexon e prekur mesazhet e grave: Shpresoj

TIRANË– Gazetarja dhe prezantuesja e “Open”, Eni Vasili ka lexuar këtë mbrëmje disa mesazhe rrëqethëse të dërguara në celularin e saj nga qytetare që po ndiqnin emsionin ku u trajtua dhuna dhe vrasja e grave. Me zë të prekur, Vasili lexoi disa prej mesazheve, ku gratë shkruanin se uronin të mos ishin ato krisma e radhës dhe Sabrina e kronikave të zeza.

“Ishim në publicitet dhe në telefonat tanë kanë ardhur mesazhe pafund, unë do zgjedh të lexoj disa….Pëshëndetje, një temë prekëse që më ka rrëqethur, jam dakort me fjalët e Anila Hoxhës. Pas shumë vitesh probleme, gjeta forcën të ndahesha nga një burrë dhunues. Me dy vajza të mitura. Prej kohësh vajzat e mia jetojnë dhe dhunohen nga një baba që nuk paguan as pensionin e ushqimit për ta. Shpresoj që një ditë të mos bëhem unë pjesë e kronikave të zeza.

Unë jam një zonjë nga Shkodra, kam pesë urdhra mbrojtje dhe sërish ndiqem nga bashkëshorti dhunues. Kam kallëzime, por kur marr në telefon policinë dhe i them që më rrezikohet jeta, më thonë ndalo dhe pyete çfarë ka. Ky është shteti dhe policia jonë.

Sabrina e radhës është motra ime, pas tre vitesh izolim me bashkëshortin dhunues, ia ka dalë që të largohet që aty, por fëmijët e mitur jetojnë me një baba dhunues,”-lexoi Vasili.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eni vasili eni vasili

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Shtator 2021, 20:18

TIRANË– Pastori Paulin Vilajeti është shprehur se ka shumë burra e njerëz që vrasin për shkak të një presioni e dhune që kanë në familjen e tyre. I f...