Bota

Gjyqi ndaj Mustafës, përfaqësuesja ligjore e viktimave: Pse në Kosovë ka statuja të ish-ushtarëve të UÇK-së dhe asnjë

15 Shtator 2021, 13:26 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Mustafës, përfaqësuesja ligjore e viktimave: Pse

HAGË- Gjatë seancës së parë gjyqësore ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa ka folur dhe përfaqësuesja e viktimave.

Ajo shprehu “shqetësimin” e saj se pse në sheshet e Kosovës ka statuja të ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk ka asnjë për kujtimin e viktimave të civilëve shqiptarë, të cilët sipas saj, janë vrarë nga ish-luftëtarët e UÇK-së.

Mjafton të bësh një shëtitje në shumicën e shesheve në Kosovë dhe të shohësh statujat e ngritura për anëtarët e UÇK-së, por dhe të vësh re se ka vetëm pak që kujtojnë viktimat civile, ndërsa nuk ka asnjë ku që të kujtojë viktimat e ngjarjeve, ku ushtarët e UÇK-së kanë qenë kryesit. Pra, situata është shumë më tepër me nuanca sesa narrativa (…) e luftës që është imponuar deri më tani. Në narrativen aktuale është lufta e lavdishme, luftë midis dy forcave luftarake, forcave serbe dhe UÇK-ja. Në fakt, kjo është vetëm një pjesë e historisë, ky gjykim është një mundësi unike për të hedhur dritë në historinë e fshehur të këtyre viktimave që kanë vuajtur në duart e luftëtarëve të UÇK-së dhe ky funksion lidhet me të drejtën e viktimave për të dëgjuar të vërtetën…”, tha ajo.

Lajmi kryesor/ Nis gjyqi i parë ndaj UÇK-së, Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm dhe largohet nga salla, prokurori: Të gjitha viktimat e tij ishin shqiptarë

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage salih mustafa del para gjykates speciale kosova ne hage salih mustafa del para gjykates speciale

Sondazh

Poll