Politike

Nesër prezantohet programi i PS në Kuvend, PD mbledh URGJENT grupin parlamentar, zbardhen POROSITË: Salla nuk braktiset për

15 Shtator 2021, 14:37 Nga DOSJA
Nesër prezantohet programi i PS në Kuvend, PD mbledh URGJENT grupin

TIRANË– Partia Demokratike ka vendosur që nesër të mos ketë braktisje të sallës së Kuvendit dhe seancës plenare ku pritet të prezantohet program qeverisës i kabintetit “Rama 3” dhe që ministrat të marrin votëbesimin. Në orën 19:00, në selinë blu u mblodh grupi parlamentar i Partisë Demokratike me në kryer Alfred Rushajn për të vendosur planin që do të zbatohet nesër.

Mësohet se ashtu si në 2017 opozita ka planifikuar që të mos bëjë asnjë pyetje për qeverinë e re në mënyrë që të ketë sa më shumë kohë për t’i bërë oponencë programit qeverisës. Në mbledhje u diskutuan edhe çështje të tjera si pandemia e Covid-19, tërmeti, kriminaliteti në ven, por fokusin e kishte seanca e nesërme plenare, ku pritet të miratohet qeveria e re dhe programi qeverisës “Rama3”. Në mbledhje nuk kanë qenë të pranishëm Flamur Noka dhe Tritan Shehu. 

Sot, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë të plotë programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Për 4 vitet e katër vitet e ardhshme, premtohet që ekonomia do të rritet çdo vit me 4.5%, e me këtë ritëm do të ketë edhe lëvizje në paga, me të paktën 40%, ndërsa ato të administratës pritet që të kalojnë deri në 850 mijë lekë.

Për këtë çështje dhe për votëbesimin e qeverisë, nesër në Kuvend janë parashikuar 4 orë fjalim. Do të jetë vetë Rama, ai që do të analizojë sektor më sektor prioritetet e qeverisë së tij për 4 vitet e ardhshme. Pasi të mbarojë me analizimin, në orën 13:00 është parashikuar që kreu i qeverisë t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve deri në orën 16:00.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike pd mbledh grupin 15 shtator 2021 pd mbledh grupin 15 shtator 2021

Sondazh

Poll