Politike

U bë kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi dorëzon dorëheqjen nga drejtimi i PSD-së

7 Qershor 2019, 09:06 Nga DOSJA
U bë kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi

TIRANË- Skënder Gjinushi ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Social Demokrate (PSD).

Edhe pse ky akt ishte bërë që në datën 18 maj, 5 ditë para se të zgjidhej në krye të Akademisë së Shkencave me 35 vota pro dhe 6 kundër.

“Prej 18 majit unë nuk ushtroj më funksionin e kryetarit të PSD. Në 24 maj jam zgjedhur nga asambleja e nderuar e Akademisë së Shkencave si kryetar i Akademisë Shkencave çka ende nuk është bërë efektive. Veprimet e mësipërme janë çuar për regjistrim në gjykatë dhe në KQZ. Dje gjykata pranoi dorëheqjen dhe zëvendësimin. Gjykata nuk bën pranim a mospranim, por reflekton dhe KQZ ka ndërmarrë veprimet përkatëse. Kështu që nga dje nuk figuroj as formalisht as në aktet e gjykatës as KQZ,”- u shpreh Gjinushi.

KQZ ndërkohë ka marrë vendimin e zëvëndësimit Gjiknushit, duke emëruar në krye të PSD-së, duke hequr emrin e Gjinushit dhe caktuar Ëngjëll Bejtajn.

Kujtojmë se zgjedhja e Gjinushit në krye të ASH është kundërshtuar fort nga akademiku Artan Fuga.

(k.m/dosja)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akadamia e shkencave psd skender gjinushi akadamia e shkencave psd skender gjinushi

Sondazh

Poll