“I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza.”, shprehet PD.
Reagimi i PD-së:
Mesnatën e mbrëmshme, bandat e Edi Ramës në Ulëz të Matit kanë djegur dy makinat e kryetares së strukturës së PD në Ulëz, znj Gjelina Kalthi. Asnjë problem teknik, asnjë konflikt nuk ka patur familja e znj. Kalthi me askënd në Ulëz.
I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza.
Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal.
PD dënon ashpërsisht këtë akt qartësisht politik dhe banditesk. Ai është një akt që as do ta harrojmë, as do ta falim.
Një ditë, në këtë vend drejtësia do të vendoset dhe para drejtësisë, me Edi Ramën, do të vendosen dhe bandat e banditët që realizojnë akte të tilla, që synojnë intimidimin dhe frikësimin e kundërshtarëve politikë të regjimit kriminal të Edi Ramës.
Bandat e Edi Rames, betejën me demokratët e qytetarët e Matit e kanë të humbur.
Familja Kalthi, bashkë me qytetarët e tjerë të Ulzës, do të jenë edhe nesër në protestë, para kryeministrisë, në orën 19.00
Malësorët e Matit nuk i nënshtroi dot Enver Hoxha, ata nuk do t’i nënshtrojnë dot as banditët e drogës e të hashashit, në shërbim të kryeministrit ilegjitim të Avdylajve.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Edhe sot kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj janë duke zhvilluar një bisedë me banorët e njësisë numër 10 në Tiranë. Ndër të tjera n...
Divjakë– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ndodhet sot në një shëndetësore në Divjakë. Ajo nga kjo qendër shëndetësore ka bërë premtimin e radhës se...
BERLIN- Presidenti Ilir META mori pjesë në Takimin e 24-të Ndërkombëtar të Berlinit, ku mbajti edhe një fjalë në Mëngjesin e Lutjeve me temë: “Kërkojeni paqen d...
Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung” të premten (07.06) kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qar...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” mbrëmjen e djeshme u përplas me analistin Agron Gjekmarkaj, duke iu thënë këtij të fundit se ai ka qe...
Tiranë-Deputeti Lefter Maliqi mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 Gradë” në Ora News ka bërë një deklaratë të fortë që është gati të djegë mandatin nëse kryemi...
TIRANË– Kryebashkiaku Vangjush Dako ka treguar mënyrën se si e ka njohur Astrit Avdylin. I ftuar në emisionin “Opinion”, në lidhje me përgjimet e publikuar...
TIRANË- Pas përgjimeve të publikuara nga e përditshme BILD, ka reaguar edhe kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima.Kokëdhima shprehet se kur të...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” tha se vëllezërit të cilët pretendohen se kanë folur në telefon me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjus...