Politike

“E besuara e Merkel”! Ursula Von der Leyen viziton Shqipërinë gjatë turit në rajonin e Ballkanit: E kemi detyrim! Soreca

15 Shtator 2021, 10:40 Nga DOSJA
“E besuara e Merkel”! Ursula Von der Leyen viziton

BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pritet të vizitojë Shqipërinë gjatë turit të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo, teksa gjatë fjalimit theksoi se do të mbajë një vizitë zyrtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor brenda këtij muaji.

“Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE.  Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen evropiane. Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit.  Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në,” ka thënë Von der Leyen. Megjithatë detaje për takimet në Shqipëri, ia ka zbuluar ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ndërkohë që nuk dihet në cilat qytete të tjera do të ndalet Von der Leyen. 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë brenda këtij muaji. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë me dije se ajo do të mbërrijë në Tiranë më 28 shtator, por nuk ka ndarë të tjera detaje nga vizita që ajo ka planifikuar në rajon.

“Presidentja Ursula Von der Leyen planifikon të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator. Mezi pres ta mirëpres!,“-shkruan Soreca me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Von der Leyen, e cila ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes në qeverinë gjermane, e që cilësohet si nga personat më të afërt me kancelaren në ikje, Angela Merkel. Kjo e fundit jo më larg se dje tha në Tiranë se rajoni i Ballkanit Perëndimor, edhe pas ikjes së saj do të kishte “miq të mirë” dhe mbështetës në BE. Ajo përmendi presidentin e Francës, Emmanuel Macron; kryeministrin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe “të besuarën e saj”, Von der Leyen.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ursula von der leyen ursula von der leyen ne ballkan ursula von der leyen ursula von der leyen ne ballkan

Sondazh

Poll