Bota

Largimi nga pushtetit! Gjermanët i japin ‘lamtumirën’ Merkel me ëmbëlsirën e veçantë, menaxheri i kompanisë: Special

15 Shtator 2021, 07:10 Nga DOSJA
Largimi nga pushtetit! Gjermanët i japin ‘lamtumirën’

GJERMANI– Angela Merkel do të largohet nga pushteti pas pas ditës. Pas 16 viteve që qëndroi në krye të Gjermanisë, Merkel do duhet ti lërë vendin një tjetër politikani.

Mirëpo qytetarët gjermanë duket se u lidhën shumë me lideren e tyre saqë dhe lamtumirën e saj nga posti po ia bëjnë me ëmbëlsi. Një kompani lokale e ëmbëlsirave ka krijuar disa specialitetet që mbajnë fytyrën e Merkel.

“Është dhuratë për përkrahësit ose kundërshtarët e Angela Merkelit, e cila do të tërhiqet dhe e cila e ka përfunduar shërbimin e saj. Ne shpresojmë që ndokush do ta vendos këtë kujtim ndokund në shtëpi”, tha Thomas Zuber, menaxher i kompanisë “Odenwaelder Marzipan” në Bavari.

“I kemi përgatitur që të qëndrojnë dy vjet, prandaj njerëzit mund t’ia zgjasin kohën Merkelit edhe për dy vjet” shtoi Zuber duke qeshur.

Ideja për prodhimin e ëmbëlsirës në formën e fytyrës së Merkelit erdhi disa muaj më parë dhe tashmë stafi me 8 persona po punon për kompletimin e linjës së ëmbëlsirave.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel angela merkel

Sondazh

Poll

Bota 14 Shtator 2021, 20:53

Rihapen dyert e shfaqjeve në “Broadway”

SHBA- “Broadway” do të mirëpresë përsëri dashamirët e shfaqjeve të tij këtë vjeshtë ndërsa teatrot në qytetin e Nju Jorkut do të rihapen me kapacitet të p...