Xhama të thyer e dyer ‘delikate’, kjo është shkolla ku mësojnë nxënësit në Kukës, Safet Gjici përpiqet të rrëzoj
14 Shtator 2021, 20:43Nga DOSJA
KUKËS– “Shkoi të vinte vetulla, por nxorri sytë”, kjo është pikërisht shprehja popullore që mund të përmbledhë atë që Bashkia e Kukësit u përpoq të bënte sot. Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës, Granit Gjana, i shoqëruar nga dy persona ka shkuar në ambientet e shkollës në Kodër Lumë, për të kundërshtuar një kronikë të një medieje lokale, që sipas tij, ka shumë të pavërteta brenda. Por, kamera fokusoi xhamat e thyer të dritareve të kësaj shkolle, dyert e çara që dukeshin sikur do të binin nga momenti në moment, duke rrëzuar kështu propagandën e Bashkisë së Kukësit, të drejtuar nga Safet Gjici.
Gjana u fut brenda klasave dhe shpjegoi se dy klasa ishin për momentin të përdorshme për mësimet plotësuese që kanë nisur të frekuentohen nga nxënësit që nga fillimi i muajit shtator dhe që i kishin të gjitha kushtet. Me këto fjalë, Gjana nënkuptonte se klasat e tjera që kishin mangësi nuk janë të përdorshme.
“Përshëndetje siç e shikoni sot jemi në një shkollë në Kodër Lumë. Nisur nga një kronikë e medias lokale e cila ka shumë të pavërteta brenda. I kërkoj medias që të jetë më e përgjegjshme në kronikat që bëjnë. Të dyja klasat e përdorshme i kanë të gjitha kushtet. Në Bashkinë e Kukësit ka përfunduar lyerja e të gjitha shkollave, është bërë edhe procedura e prokurorimit për dezifektimin e këtyre shkollave, herë pas here. Të vini ta shikoni vetë dhe jo të bëni kronikënga rruga. Ejani dhe shikojeni vetë këtë ambient që frekuentohet nga këta nxënës, aq sa ka sepse gjithmonë varet nga numri i nxënësve,”- tha Gjana.
Por, nisja e rregullt e vitit shkollot nuk është larg dhe ditët e mbetura nuk janë të mjaftueshme për ta bërë këtë shkollë me dyer e dritare të reja për të gjitha klasat, në mënyrë që nxënësit që do ta frekuentojnë të jenë të sigurtë. Dimri është përpara dhe Kukësi është një qytet që njihet për mbizotërimin nga temperaturat e ulëta e reshjet e ftohta të dëborës. A ka mneduar njeri për këto?
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një qytetar i Tiranës, banor i njësisë numër 6 në Yzerbisht, ankohet se një lokal në lagjen e tij mban muzikë të lartë gjatë natës. Qytetari ...
FIER– Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit Olkeda Lice vendosi të martën të lërë në masë sigurie në burg pa afat Elton Metajn, i akuzuar se vrau ish-bashkëshorten Sab...
TIRANË– Anëtari i Komitetit Teknik Dr. Skënder Brataj e vlerëson shumë kritike situatën e Covid 19 për shkak të dezinformimit të qytetarëve nga rrjet...
TIRANË- Ambasadoja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka mbështetur projektin e Bashkimit Evropian në lidhje me hartën e regjistrimit të pronësisë në Shqipëri...
TIRANË– Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Adelina Zarka u paraqit në seancën e dytë të zhvilluar të martën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK...
TIRANË- Bashkimi Evropian ka ndihmuar Shqipërinë me një buxhet prej 5.7 milion eurosh. Ky buxhet do të përdoret për një hartë të re për regjistrimin e pron...