Skënder Brataj: Vaksina nuk të mbron 100%. S’do të thotë që po e bëre s’infektohesh dhe nuk humbet jetën
14 Shtator 2021, 19:46Nga DOSJA
TIRANË– Anëtari i Komitetit Teknik Dr. Skënder Brataj e vlerëson shumë kritike situatën e Covid 19 për shkak të dezinformimit të qytetarëve nga rrjete sociale apo nga persona jo profesionistë, të cilët sipas tij po bëjnë që qytetarët të mos vaksinohen. Ai tregon se vaksina nuk të mbron 100%, por ka njerëz që për shkak të teorive konspirative qëndrojnë të sëmurë në shtëpi e nuk kërkojnë ndihmë mjekësore.
“Është një moment shumë kritik për arsye të informacionit të shumtë që vjen nga të gjitha anët dhe sidomos për interpretimin e tij. Por që të kesh një bilanc të tilë me 1115 vizita vetëm Covid dhe 984 telefonata, është se dizinformimi është shumë i dëmshëm. Ka shumë të sëmurë në banesa që nuk kërkojnë ndihmë mjekësore sepse janë ende me idenë që virusi nuk ekziston. Vaksina nuk të shpëton. Vaksina nuk të mbron 100%. Nuk do të thotë që po e bëre nuk infektohesh dhe nuk humbet jetën. Të mbron. Fakti që në këtë moment kemi më shumë mosha të reja të infektuar, do të thotë se nuk janë vaksinuar,”- tha ai.
Në spitalet covid po trajtohen 195 qytetarë, mes tyre 13 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë edhe pesë persona të tjerë si dhe janë identifikuar 995 raste të reja me Covid-19.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Ambasadoja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka mbështetur projektin e Bashkimit Evropian në lidhje me hartën e regjistrimit të pronësisë në Shqipëri...
TIRANË– Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit, Adelina Zarka u paraqit në seancën e dytë të zhvilluar të martën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK...
TIRANË- Bashkimi Evropian ka ndihmuar Shqipërinë me një buxhet prej 5.7 milion eurosh. Ky buxhet do të përdoret për një hartë të re për regjistrimin e pron...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me anë të një ceremonie solemne, baletmaestron dhe drejtuesin e spikatur artistik, Ilir Kerni me Dek...
ELBASAN- Një vatër e re zjarri është regjistruar në majën e malit të Bukanikut në Elbasan. Mësohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha falë zonës së pyjëzuar dh...
TIRANË– 2 mijë e 553 viktima, 12 mijë e 599 raste aktive me Covid-19 dhe 143 mijë e 279 të dhëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi ...
TIRANË–Drejtori i urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’ se shpesh herë ka ka marrë mesazhe kërcënu...