Aktualitet

U gjobit me 5 milionë lekë të reja! Gjykata Administrative lë në fuqi masën për Elton Debreshin, shkeli masat anti-Covid

14 Shtator 2021, 11:10 Nga DOSJA
U gjobit me 5 milionë lekë të reja! Gjykata Administrative

TIRANË– Gjykata Administrative lë në fuqi gjobën për Elton Debreshin. Ai u gjobit me 5 milionë lekë të reja në 26 mars për shkelje të masave anti covid, pasi zhvilloi tubim duke mbledhur njerëz në fushatën e tij elektorale.

Në atë kohë, Debreshi, i cili ishte kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, u shpreh se vendimi për gjobitje nuk është i drejtë, pasi ai kishte mbledhur pak persona, ndërsa mori shembull kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha që kishin më shumë persona në mitingjet e tyre.

Më gjobitën se ishim mbledhur pak, siç u mblodh Edi Rama, dhe Basha në fushatë. Ata kërkuan ndjesë dhe unë kërkova, por unë u gjobita. I kërkoj Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë t’i shikoj gjërat siç janë dhe të marrë një vendim serioz,” është shprehur ndër të tjera Debreshi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elton debreshi elton debreshi

Sondazh

Poll