Bota

Certifikohet lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet lokale në Kosovë, 90 mijë më shumë se në 14 shkurt

13 Shtator 2021, 19:26 Nga DOSJA
Certifikohet lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet lokale

KOSOVË- 90 mijë votues më shumë se zgjedhjet parlamentare, do të jenë në zgjedhjet lokale të Kosovës që pritet të mbahen në 17 tetor. Gazeta Ekspress shkruan se sipas anëtarit të KQZ-së, Arianit Elshani rreth 24 mijë persona do të votojnë për herë të parë.

“90 mijë votues së në zgjedhjet e parakohshme se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Në raport me votues të rinj që do të kemi janë 24 mijë votues të rinj dhe kanë arritur moshën 18 vjeçare”, tha ai.

Ndërsa Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit KQZ-së, Burim Ahmetaj është shprehur se fletet e votimit janë dizenjuar dhe janë finalizuar të gjitha ndryshimet e bëra deri tani. 

“Janë të certifikuara të gjitha aktivitete. Sekretariati ka dizajnuar fletëvotime për zgjedhje dhe ka finalizuar të gjitha ndryshimet në doracak. Po ashtu krahas shumë punëve sekretariati ka përfundua aktivitetet jashtë vendit dhe largimin e personave që nuk përfshihen. Jemi në prag të fillimit të fushatës dhe do të fillojë procesi i fletëvotimeve për kryetar komunal. Sekretariati ka përgatitur edhe për trajnim duke respektua masat. Plani përfshin secilën komunë” tha ai.

Ndërsa Sami Kurteshi i VV-së, ka kërkuar që KQZ-ja të marrë masa anti-Covid, të cilat duhet të respektohen nga vëzhguesit.

“Vaksinat, testi dhe përmbajtja në ato vende, përdorimi i mjeteve si maska e dezinfektuesi, nuk e di a ka me pasë nevojë për dorëza dhe nuk e di a duhet me marr ne një vendim” tha ai.

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë parashikuar që të mbahen në 17 tetor, por për shkak të pandemisë së Covid, Instituti i Shëndetësisë Publike i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani që të shtyjë datën e zgjedhjeve, gjë që e cila është refuzuar nga Partitë e vendit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arianit elshani burim ahmetaj sami kurteshi zgjedhjet lokale ne kosove arianit elshani burim ahmetaj sami kurteshi zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 13 Shtator 2021, 15:22

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është shprehur se dialogu mes dy vendeve nuk është teknik, pasi çdo gjë aty ...