Bota

Kurti pas takimit me Osmanin: Kam kërkuar që zgjedhjet të shtyhen

13 Shtator 2021, 17:14 Nga DOSJA
Kurti pas takimit me Osmanin: Kam kërkuar që zgjedhjet të shtyhen

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale në vend. Në  një deklaratë për mediat pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, Kurti është shprehur se qëndrimi i VV-së është që zgjedhjet të shtyhen, në mënyrë që të mos krijohet një valë tjetër e pandemisë së Covid në Kosovë.

Në lidhje me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve qëndrore në shkurt të këtij viti edhe pse ishte pandemi, Kurti u shpreh se këto zgjedhje ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ai gjithashtu shtoi se shtyrja e zgjedhjeve i kushton më shumë VV-së se sa partive të tjera.

“Për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale. Duke e pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet, në mënyrë që të mos kemi një valë të re, për shkak se versioni Delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor, ne jemi që zgjedhjet të shtyhen. Megjithatë ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, le të merret cilido vendim ne do ta respektojmë. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet njëjtë për kandidatë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm në një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, ka thënë Kurti

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në pandemi, Vjosa Osmani pret në takim pasdite krerët e partive

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 albin kurti vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 13 Shtator 2021, 15:22

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është shprehur se dialogu mes dy vendeve nuk është teknik, pasi çdo gjë aty ...