Bota

Situata e Covid-19 në vend, Vjosa Osmani nuk shtyn zgjedhjet në Kosovë, rrëzohet kërkesa e Kurtit

13 Shtator 2021, 17:56 Nga DOSJA
Situata e Covid-19 në vend, Vjosa Osmani nuk shtyn zgjedhjet në

KOSOVË- Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë nuk është ndryshuar. Këtë gjë e ka bërë të ditur Presidentja Vjosa Osmani gjatë një deklaratë për shtyp pas takimit me krerët e Partive në vend, nga të cilët vetëm kryeministri Kurti nga VV ishte pro shtyrjes së datës së zgjedhjeve. Në fjalën e saj ajo bëri me dije se do të respektojë qëndrimin e Partive, por shtoi se ajo nuk pajtohet me këtë vendim.

“Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhje është dakordimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Ky është standard ndërkombëtar, pra si presidente e vendit e kam obligim të marrë vendime pasi t’i kem konsultuar këto subjekte. Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike, partitë politike nuk u pajtuan me shtyerjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë. Para disa ditësh i kam shkruajtur Institutit dhe janë përgjigjur se në bazë të analizave mbajtja e zgjedhje paraqet rrezik për rritjen e rasteve me Covid-19, prandaj është rekomanduar që të bëhet shtyerja e procesit zgjedhor deri nmë vlerësimin epidemiologjik të radhës. Një vlerësim është kërkuar edhe për hapjen e shkollave dhe kemi marrë përgjigje edhe për atë cështje”, shtoi Osmani.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në pandemi, Vjosa Osmani pret në takim pasdite krerët e partive

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 13 Shtator 2021, 15:22

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është shprehur se dialogu mes dy vendeve nuk është teknik, pasi çdo gjë aty ...