Bota

Paradoksi në Afganistan, ish-të burgosurit kanë marrë tani detyrën e gardianëve të burgut

13 Shtator 2021, 16:29 Nga DOSJA
Paradoksi në Afganistan, ish-të burgosurit kanë marrë tani

AFGANISTAN – Luftëtarët talebanë janë në zotërim të burgut Pul-e Charkhi, një strukturë e sigurisë së lartë në periferi të Kabulit. Shtetet e Bashkuara e përdorën atë gjatë qëndrimit të tyre në Afganistan. Kompleksi u quajt “Guantanamo” dhe përdorej për të mbajtur rreth 2.500 luftëtarë. Tani këta ish-të burgosur  janë bërë rojet e burgut.

Shumica e qelive janë bosh, por për talebanët ato personifikojnë padrejtësitë që ata vuajtën në të kaluarën. Ata thonë se qelitë ishin të stërmbushura dhe përdorin fjalën “e neveritshme” për të përshkruar se si mbaheshin të burgosurit.

Tani që talebanët kanë marrë Afganistanin ata thonë se ka rreth 60 të burgosur në këtë kompleks dhe se ata po trajtohen në mënyrë të drejtë. “Ne po përpiqemi t’i mbajmë nivelet e krimit të ulëta. Dhe masat do të shpallen brenda një jave apo më shumë”, thotë drejtori i burgut Sharafatullah Hozaifa, i cili thotë se ka qenë me talebanët që nga fillimi i lëvizjes dhe se gjithçka është falur dhe është koha për një kapitull të ri.

“Ne nuk duam hakmarrje. Amnistia është shpallur. Të gjithë afganët që ishin ushtarë ose policë u falën”, tha ai. Por të burgosurit tregojnë një tjetër histori. Ja çfarë thotë ky banor 22-vjeçar të Kabulit, përmes një dere metalike.

Ne ishim katër veta dhe shkuam në një hotel. Donim të blinim ushqim. Çdo pulë kushtonte 200 afganë. Dhe ne blemë dy. Dhe bukë. Totali ishte 500 afganë. Por hoteli tha 750. Dhe unë thashë jo, pse 250 më shumë? Unë u thashë që nuk kam më para dhe i kërkova që të merrnin telefonin tim që të shkoja dhe të kërkoja më shumë para. Dhe pastaj erdhi ushtari Badri dhe na rrahu dhe na solli këtu”, tha ai.

Askush nuk dëshiron të jetë në burg. Ne nuk duam të jemi këtu. Duam të jemi me familjet tona. Ne nuk jemi kriminelë. Ata nuk kanë asnjë provë për krimet tona. Çdo ditë këtu është si një vit. Nëse ndonjë musliman  dëgjon zërin tim dua t’i them jam i pafajshëm dhe jam këtu. Ne e pranojmë Emiratin Islamik. Ne e pranojmë Islamin dhe Kuranin. Dhe askush nuk erdhi këtu për të pyetur për ne”, përfundoi ai.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rojet marrin detyren e gardianeve te burgut rojet marrin detyren e gardianeve te burgut

Sondazh

Poll

Bota 13 Shtator 2021, 15:22

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është shprehur se dialogu mes dy vendeve nuk është teknik, pasi çdo gjë aty ...