Politike

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së: PS kërkon të zvogëlojë përfaqësimin e opozitës (Asnjë fjalë për vendimin e B

13 Shtator 2021, 16:09 Nga DOSJA
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së: PS kërkon të

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj ka akuzuar PS-në për shkelje të rregullores së Kuvendit ditën e sotme. Në një prononcim për mediat, Rushaj është shprehur se rregullorja është shkelur me të dyja këmbët për të zvogëluar hapësirën e opozitës në Parlament.

Më tej, ai ka shtuar se ata nuk do të lejojnë PS-në që të zvogëlojnë hapësirën e tyre, pasi ata përfaqësojnë zërin e qytetarëve në vend.

“Sot duhej të ishte një seancë rutinë, normale e kuvendit, ku secila prej forcave politike duhej të zinte vendin e vet në komisionet parlamentare për të bërë detyrën e vet në këtë Kuvend. Për fat të keq, që në seancën e parë me të dyja këmbët u shkel rregullorja. Dhe u shkel për çfarë? U shkel rregullorja për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës së Kuvend. Kjo është e papranueshme, kjo është diçka që nuk duhet ta bëjë askush. Prandaj i bëjmë thirrje së pari kryetares së Kuvendit, së dyti grupit parlamentar të Partisë Socialiste që të zbatojnë rregulloren. Nuk mundet që në asnjë mënyrë të zvogëlojnë hapësirën e përfaqësimit të opozitës në Kuvend. Nuk mundet dhe nuk do ta bëjnë që të zvogëlojnë zërin e opozitës në Komisionet Parlamentare. Detyra jonë është të marrim pjesë atje, të ngremë zërin e qytetarëve dhe të bëjmë opozitën. Nuk kemi pasur komunikim me LSI, pranuam kërkesën e LSI që ata të mund të marrin kohë në këtë seancë që dhe ata të zënë vendin e tyre. Kjo ishte kërkesa jonë që u refuzua nga Partia Socialiste. Ju faleminderit!”, tha Rushaj.

Teksa është pyetur për vendimin e ish-liderit të PD-së Sali Berisha, i cili u vetëdeklarua anëtar i Grupit Parlamenar të PD-së, Rushaj u shpreh se do të ndjekin çdo rregullore, duke shmangur një përgjigje për këtë pyetje.

“Do ndjekim çdo rregullore. Ajo që dua të them është se PS nuk mundet dhe nuk do ta lejojmë të shkelë rregulloren”, shtoi ai.

LAJM KRYESOR: Ngrihen Komisionet Parlamentare, miratohen drejtuesit, PD braktis Kuvendin, pas i ndjek dhe Berisha. Basha përplaset me Ballën e Nikollën: Bëni dërr dërr, ushtare e PS-së

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred rushaj seanca plenare 13 shtator 2021 alfred rushaj seanca plenare 13 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 13 Shtator 2021, 15:57

TIRANË– Taulant Balla është munduar të sqarojë debatin që pati me kryedemorkatin Lulzim Basha në sallë ne Kuvendit, pas të cilit kryedemokrati braktisi sal...

Politike 13 Shtator 2021, 15:06

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që socialistët të mos bien pre e provokimeve të Opozitës dhe të mos merren me ta.  Mësohet se gjatë mbledhjes së z...