Bota

Fillon gjykimi në Hagë, Salih Mustafa është i pari ish-anëtar i UÇK-së që del para drejtësisë

13 Shtator 2021, 14:13 Nga DOSJA
Fillon gjykimi në Hagë, Salih Mustafa është i pari

KOSOVË– Të mërkurën pritet të nisë dhe gjyqi i parë në Dhomat Speciale të Kosovës në Hagë ku pritet që para saj të dalë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.

Përmes një shkrese të publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate, bëhet e ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka paraqitur rendin e dëshmive të dëshmitarëve për muajt nëntor dhe dhjetor 2021.

Në deklaratë specifikohet se nëse dëshmtarët do të jenë fizikisht të pranishëm në seancë apo do të dëshmojë me anë të lidhjes me video.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës.

Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë nga ZPS-ja.

Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

(d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll