Bota

Vijojnë zjarret në Spanjë, mbi 1 mijë punonjës të urgjencës në ‘luftë’ me flakët prej 6 ditësh

13 Shtator 2021, 13:25 Nga DOSJA
Vijojnë zjarret në Spanjë, mbi 1 mijë punonjës të

SPANJË– Gati 1.000 zjarrfikës dhe punonjës të urgjencës po luftojnë me një nga zjarret më të vështira spanjolle vitet e fundit, ndërsa flakët mbeten aktive për ditën e gjashtë rradhazi dhe kanë djegur të paktën 7,400 hektarë tokë në rajonin jugor të Andalucia dhe detyruan evakuimin e më shumë se 2,600 njerëzve.

Sipas Guardian, 260 anëtarë të njësisë së emergjencave ushtarake të Spanjës u vendosën për të ndihmuar në luftimin e zjarrit, i cili filloi të Mërkurën e kaluar në malin Sierra Bermeja mbi qytetin turistik të Estepona, dhe që tani ka një perimetër prej 85 km. Ekspertët shpresojnë se parashikimi i shiut në pjesën më të madhe të vendit të hënën do të ndihmojë në shuarjen e zjarrit.

Hetuesit thonë se kanë prova se zjarri, i cili i mori jetën një zjarrfikësi 44-vjeçar të enjten e kaluar, u ndez me qëllim. Duke njoftuar vendosjen e personelit ushtarak të dielën në mbrëmje, kryeministri, Pedro Sanchez tha se qeveria dhe partnerët e saj “do të punojnë së bashku dhe pa u lodhur përballë zjarrit që po shkatërron provincën e Malagas”.

Shumica e atyre të evakuuar nga pjesët e Estepona kishin mundur të ktheheshin në shtëpi deri të hënën, por 1,700 njerëz nga gjashtë qytete dhe fshatra të evakuuar të Dielën, Genalguacil, Jubrique, Faraján, Pujerra, Alpandeire dhe Júzcar po strehoheshin diku tjetër.

Në Spanjë, më shumë se 75,000 hektarë zona pyjore dhe shkurre janë djegur në tetë muajt e parë të vitit, sipas Ministrisë për Tranzicionin Ekologjik dhe Sfidën Demografike.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pedro sánchez zjarr ne spanje pedro sánchez zjarr ne spanje

Sondazh

Poll