Bota

Bëri foto me Megan Fox! Pamjet nga sherri mes McGregor dhe reperit, boksieri i injoron: Se njoh fare! Unë luftoj me burra, jo

13 Shtator 2021, 12:17 Nga DOSJA
Bëri foto me Megan Fox! Pamjet nga sherri mes McGregor dhe reperit,

SHBA– Conor McGregor dhe Machine Gun Kelly u përfshinë në një sherr teksa po parakalonin në tapetin e kuq të VMAs. Pamjet nga momenti i sherrit janë shpërndarë kudo në rrjet, ku duket qartë se McGregor qëllon me pijen e tij reperin Kelly.

 

 

A post shared by NEWSVILLA (@newsvilla65)


Deri më tani asnjë media e huaj nuk e ka zbuluar shkakun e sherrit mes të dyve, por dyshohet se gjithçka ka nisur pasi boksieri McGregor ka kërkuar një foto me të dashurën e reperit, aktoren e njohur Megan Fox. 

 

 

A post shared by 5thRound (@5th_round)


Vetë boksieri tha se: Se di! Vetëm erdha aty…as që e njoh atë tipi. Unë luftoj vetëm me burra të vërtetë, jo me reperë si vanilie. As që e njoh. Di vetëm që është i dashuri i Megan Fox. Ndërkohë që nga pala tjetër nuk ka asnjë koment për sherrin e ndodhur mes tyre, duke lënë ende mister arsyet. 

LAJMI KRYESOR: VMAs 2021: Olivia Rodrigo dhe Lil Nas X triumfatorët e mbrëmjes, si u ndanë çmimet (LISTA E PLOTË)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota megan fox vma 2021 megan fox vma 2021

Sondazh

Poll