Art&Argëtim

‘Takohemi shumë rrallë’, kunata e Marina Vjollcës tregon raportin që ka me moderatoren dhe këshillat mbi profes

12 Shtator 2021, 16:33 Nga DOSJA
‘Takohemi shumë rrallë’, kunata e Marina Vjollcës

KOSOVË – Rida Gërdovci është një moderatore nga Kosova, e cila prej kohësh është në një lidhje me vëllain e Getoar Selimit, Liberianin.

Ajo ka qënë e ftuar në ATV Live ku u është përgjigjur dhe disa pyetjeve në lidhje me raportin që ruan me kunatën, Marinën. Rina ka thënë se ato shihen shumë rrallë por për Marinën ruan përshtypjet më të mira. Ajo ka thënë se Marina është shumë e ëmbël dhe shumë e thjeshtë.

“Puna shpeshherë nuk ma mundëson të shkoj në Tiranë, por Marina është person shumë i thjeshtë, shumë e ëmbël. Më ka lënë realisht përshtypje si person në atë periudhë që kam pasur mundësi me qëndruar me të, kështu që është shumë e mirë’’, tha ajo.

E pyetur nëse Marina i ka dhënë ndonjë këshillë profesionale, Rida ka thënë se nuk kanë mundur të flasin për këtë, por Marina i ka thënë se i pëlqen thjeshtësia dhe natyraliteti i Ridës në prezantim.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kunata tregon raportin me marina vjollcen kunata tregon raportin me marina vjollcen

Sondazh

Poll