Aktualitet

Ashensori u shkëput nga pallati në Astir, NJOFTIMI i policisë: U lënduan dy gra, njëra ende ndodhet në spital

12 Shtator 2021, 06:54 Nga DOSJA
Ashensori u shkëput nga pallati në Astir, NJOFTIMI i policisë: U

TIRANË– Pas disa orësh nga ngjarja e rëndë në Astir, policia ka dalë me një njoftim zyrtar. Sipas tyre, nga shkëputja e ashensorit kanë mbetur të plagosur dy gra. Njëra prej tyre tashmë ka lënë spitalin dhe ndodhet në gjendje të mirë për jetën, mirëpo mbetet ende mister identifikimi i një gruaje tjetër. Kjo e fundit sipas policisë, ndodhet ende në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

HORROR në Astir! Bie ashensori në mes të natës, mbeti brenda familja me 5 persona, mes tyre një fëmijë dhe një grua shtatzënë

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rrezohet ashensori ne astir rrezohet ashensori ne astir

Sondazh

Poll