Bota

Masakra e 1988-ës në Iran/ Laureatët e Çmimit Nobel letër të përbashkët drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombe

11 Shtator 2021, 21:05 Nga DOSJA
Masakra e 1988-ës në Iran/ Laureatët e Çmimit Nobel

25 laureatë të çmimit Nobel, kanë shprehur solidaritetin e tyre me familjarët dhe miqtë e personave të ekzekutuar gjatë masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran, me anë të një letrë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Sipas mediave të huaja, Laureatët e nobelit theksojnë së është i nevojshëm formimi i një komisioni ndërkombëtar nga OKB, për hetimin e këtij krimi të madh.

“Në mungesë të përgjegjësisë internacionale, genocidi dhe krimet ndaj njerëzimit vazhdojnë të ndodhin në Iran. Mes tyre edhe vazhdimi i ekzekutimeve politike dhe vrasja e të paktën 1500 protestuesve të rinj në nëntor të 2019-ës.” shkuhet në letër.

Ata cituan Amnesty International dhe Human Rights Watch që tregojnë se “Ebrahim Raisi, Zëvendës Prokurori i atëhershëm i Teheranit, ka qenë pjesë e Komitetit katër-anëtarësh të Vdekjes në Teheran. Ky komitet ka ekzekutuar mijëra të burgosur që ishin anëtarë të MEK si dhe disa qindra të burgosur që ishin të lidhur me grupe të tjera, në burgjet Evin dhe Gohardasht”.

Nënshkruesit e letrës:

 Profesor Harvey Alter, Çmimi Nobel, Mjekësi 2020, SHBA
 Profesor Barry Barish, Çmimi Nobel, Fizikë 2017, SHBA
 Profesor Georg Bednorz, Çmimi Nobel, Fizikë 1987, Gjermani
 Profesor Thomas Cech, Çmimi Nobel, Kimi 1989, SHBA
 Profesor Elias Corey, Çmimi Nobel, Kimi 1990, SHBA
 Profesor Joachim Frank, Çmimi Nobel, Kimi 2017, SHBA
 Profesor Sheldon Glashow, Çmimi Nobel, Fizikë, 1979, SHBA
 Profesor Roger Guillemin, Çmimi Nobel, Mjekësi 1977, SHBA
 Profesor Dudley Herschbach, Çmimi Nobel, Kimi 1986, SHBA

 Profesor John Lewis Hall, Çmimi Nobel, Fizikë 2005, SHBA
 Profesor Oliver Hart, Çmimi Nobel, Ekonomi 2016, SHBA
 Profesor Alan Heeger, Çmimi Nobel, Kimi 2000, SHBA
 Profesor Roald Hoffmann, Çmimi Nobel, Kimi 1981, SHBA
 Profesor Robert Huber, Çmimi Nobel, Kimi, 1988, Gjermani
 Profesor Roger Kornberg, Çmimi Nobel, Kimi 2006, SHBA
 Profesor Fynn Kydland, Çmimi Nobel, Ekonomi 2004, Norvegji
 Profesor John Mather, Çmimi Nobel, Fizikë 2006, SHBA
 Profesor Paul Modrich, Çmimi Nobel, Kimi 2015, SHBA
 Profesor John Polanyi, Çmimi Nobel, Kimi 1986, Kanada
 Z. Jose Ramos-Horta, Çmimi Nobel, Paqe, 1996, Timor Lindor
 Profesor ‍Richard Roberts, Çmimi Nobel, Mjekësi 1993, SHBA
 Profesor Randy Schekman, Çmimi Nobel, Mjekësi 2013, SHBA
 Profesor Danny Shechtman, Çmimi Nobel, Kimi 2011, SHBA-Izrael
 Profesor Wole Soyinka, Çmimi Nobel, Letërsi 1986, Nigeri
 Profesor David Wineland, Çmimi Nobel, Fizikë 2012, SHBA

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota laureatet e nobelit laureatet e nobelit

Sondazh

Poll