Politike

QËNDRIMET/ Si betohej presidenti Meta se nuk do ta dekretonte Ramën si kryeministër nëse do të vidhte zgjedhjet

11 Shtator 2021, 10:15 Nga DOSJA
QËNDRIMET/ Si betohej presidenti Meta se nuk do ta dekretonte Ramën si

TIRANË– Një ndjenjë paqeje ka pushtuar rrugën presidencë-kryeministri, ku pas përgëzimit të zgjedhjes së Lindita Nikollës, presidenti Ilir Meta dekretoi sot brenda afateve kryeministrin Edi Rama si kryeministër për mandatin e tretë qeverisës. Por në fakt ky nuk është qëndrimi që pritej… së paku pas deklaratave të forta të kreut të shtetit, i cili mori një tjetër zotim përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Në një intervistë televizive, para zgjedhjeve, Meta deklaroi se nëse kryeministri Edi Rama merr mandatin e tretë pa cënuar zgjedhjet e lira, ai vetë nuk do ta dekretonte, por do ti dorëzonte dorëheqjen e tij.

“Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij,”- deklaronte Meta.

Por siç edhe kuptohet, qëndrimi i Metës është haptazi krejt tjetër nga ai i para 25 prillit. Presidenti e dekretoi Ramën si kryeministër dhe nuk do të jetë habi nëse në zbatim të protokollit, të dy do të trokasin gotat në presidencë ditën e betimit të ministrave të kabinetit Rama 3.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ilir meta kabineti rama 3 edi rama ilir meta kabineti rama 3

Sondazh

Poll