Politike

Princi Ministër i Arabisë Saudite në Shqipëri! Takohet me Ramën, kryeministri: Do mbledhim Komitetin e Përbashkët, kërko

11 Shtator 2021, 09:59 Nga DOSJA
Princi Ministër i Arabisë Saudite në Shqipëri! Takohet me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në takim Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite Faisal bin Farhan. Në konferencën për mediat, Rama e ka quajtur këtë vizitë si hapje e rrugëve të dy vendeve për investime dhe rritje të ekonomisë. Rama gjithashtu ka bërë me dije se turistët nga Arabia Saudite në Shqipëri janë rritur.

Kryeministri bëri me dije se së bashku kanë rënë dakord për të mbledhur Komitetin e Përbashkët që u mblodh në 2019, për të adresuar prioritetet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Rama nuk qëndroi pa prekur dhe çështjen e njohjes së Kosovës, duke shtuar se Arabia Saudite ka njohur Kosovën, gjë që është shumë me peshë. Ndërkohë që më tej, shtoi se dëshiron të marrë pjesë në nismën e Arabisë Saudite për të mbjell 50 miliard pemë në Lindjen e Mesme.


Ndërkohë që nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm arab Faisal bin Farhan është shprehur se mbretëria e Arabisë Saudite e vlerëson shumë miqësinë me Shqipërinë dhe se shpreson që kjo vizitë mos të jetë e fundit. Ai gjithashtu tha se janë të gatshëm që të ndihmojnë Shqipërinë dhe të japin mbështetjen e tyre, ndërkohë që shtoi se nisma e gjelbërt në Lindjen e Mesme është shumë e rëndëshme për ta.

Gjatë muajit shkurt 2019, Kryeministri i Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite ku pati një takim me Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud, takim ky i kurorëzuar me ratifikimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe memorandumeve mirëkuptimi mes dy vendeve.

(a.b/I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama princi faisa bin farhan rama takohet me princin edi rama princi faisa bin farhan rama takohet me princin

Sondazh

Poll