Aktualitet

‘Sabrinën e vrau drejtësia’/ Braçe ‘revoltohet’ pas ekzekutimit të 23-vjeçares në Fier: Jam edhe ca dite medemek z

11 Shtator 2021, 08:38 Nga DOSJA
‘Sabrinën e vrau drejtësia’/ Braçe

TIRANË– Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Fier ku 31-vjeçari Elton Metaj ka vrarë ish-bashkëshorten Sabina Bengajn. Me anë të një shkrimi të gjatë, Braçe pyet se sa gra të tjera do të vdesin, si dhe kërkon përgjigje nga drejtësia se si një person që një vit më parë është arrestuar për pengmarrjen e familjes së ish gruas futet në burg dhe më pas lihet i lirë duke përfunduar edhe në këtë tragjedi.

POSTIMI I PLOTË I BRAÇES:

Edhe sa te tjera? SABRINA ISHTE NJE GRUA VETEM 23 VJEC; E MARTUAR DHE ME NJE VAJZE VETEM 3 VJEC! E vrau nje kafshe burre, ish burre ligjerisht, dje, ne shtepine e saj, prinderve te saj, DUKE NGRENE BUKE; ME BUKE NE GOJE! Por jo vetem ai! E VRAU EDHE DREJTESIA QE KEMI ENDE!

A ka mundesi te di une, meqe jam edhe ca dite medemek zevendes udheheqes, se si ka mundesi qe nje si ky burri vrases, i arrestuar nje vit me pare per pengmarrje ne te njejten shtepi e te se njejtes grua, ne nje operacion te komplikuar dhe nga RENEA, ESHTE I LIRE DHE JO NE BURG dhe vret gruan qe nje vit me pare e mori peng??!! A ka ndonje prokuror e gjyqtar qe ma spjegon kete? ME NE FUND DIKUSH DUHET TE MBAJ PERGJEGJESI, VEC BURRIT VRASES QE FALE POLICISE TANI ESHTE NE BURG!

Por Sabrinen e gjore, e vrau dhe kultura mizerabel e dhunes ndaj grua, vajzes; Nje kulture e ndyre e shtrire vertikalisht, nga lart poshte, e tille perfundon tek ky takem burrash qe urrejne grate! E mos me thoni “jo”! A e pate dje se si nje burre urdheroi mllef e urrejtje dje ndaj nje flete votimi per nje GRUA dhe nje tufe burrash u eksituan ne te njejtin akt dhune??!! Kjo pra eshte, keshtu ndodh e forca e ketij shembulli kthehet ne dhune deri atje poshte! U irrituan shume ca plehra politike-disa e shprehen e disa e mbajten perbrenda per te mos e harruar, nje status timin rreth nje seriali te degraduar ne dhune nen moton:

GRATE VDESIN SI BURRAT POR BURRAT JO, RINGJALLEN! Merruni prape sot!

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Metaj ekzekutoi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj. Autori i ngjarjes shkoi në banesën e prindërve të së ndjerës në fshatin Zhupan të Fierit, për të kërkuar një ribashkim me ish-bashkëshorten. Duke u gjendur përballë refuzimit të saj, ai e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur. Çifti ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erion brace sabrina bengaj erion brace sabrina bengaj

Sondazh

Poll