Bota

E dhimbshme! Zjarri në spitalin e Tetovës i mori motrën dhe mbesën, rrëfehet i afërmi i viktimave

10 Shtator 2021, 18:50 Nga DOSJA
E dhimbshme! Zjarri në spitalin e Tetovës i mori motrën dhe

TETOVË- Tragjedia në Tetovë i ka shkaktuar dhimbje të dyfishtë Zemri Saitit. Ai humbi motrën-52 vjeçare dhe mbesën 29 vjeç, në flakët që pushtuan spitalin e Tetovës.

Motra e tij po trajtohej prej 12 ditësh për covid-19, ndërsa e bija qëndronte pranë saj për tu kujdesur për të.

Zemriu trgoi se ishte ndodhur në spital rreth 30 minuta para tragjedisë dhe shprehet se do kishte dashur të kishte qëndruar më gjatë, duke menduar se ndoshta mund t’i kishte shpëtuar njerëzit e tij të dashur.

Edhe pse e infektuar me covid-19, e gjithë familja po kujdesej për motrën e tij, për shkak të mungesës së kujdesit adekuat.

Varrimi i tyre ishte planifikuar të bëhej në mënyrë të organizuar nga bashkësia Islame, por familjarëve nuk iu lejua t’i merrnin trupat e pajetë.

Në tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës, humbën jetën nënë e bijë dhe 12 persona të tjerë. Autoritetet maqedonase nuk kanë përcakuar ende sa prej tyre kanë qenë pacientë dhe sa familjarë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni humbi motren dhe mbesen tragjedia ne tetove humbi motren dhe mbesen tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll