Bota

Ç’po ndodh pas vdekjes së Mad Clip? ‘Mister’ kush i ka çelësat e shtëpisë së tij, kush do e trashëgojë pasurinë

10 Shtator 2021, 13:23 Nga DOSJA
Ç’po ndodh pas vdekjes së Mad Clip? ‘Mister’ kush

GREQI– Askush nuk e di se kush i ka çelësat e shtëpisë së Mad Clip. Ka shumë pyetje që kanë lindur në lidhje me pronën e reperit Mad Clip. Disa ditë pas varrimit të artistit, u bë e ditur nga gjyshi i tij se kryqi i artë me vlerë të madhe që ai mbante në qafë dhe e kishte atë natë fatale ishte zhdukur.

Sipas një raporti të transmetuar nga emisioni i mëngjesit i ANT1, pyetjet kanë filluar të ngrihen për pjesën tjetër të pasurisë së reperit.

Fillimisht, raporti përmendte se ka probleme familjare mes të afërmve dhe më pas u tha se askush nuk e di se kush i ka çelësat e shtëpisë së Mad Clip. Në shtëpinë e reperit ka shuma të mëdha parash dhe çelësat e makinës së tij.

Reperi grek u gjet pa jetë brenda makinës së tij, 7 ditë më parë, pasi u aksidentua teksa kthehej nga një dasmë ku kishte marrë pjesë. Si pasojë e impaktit të përplasjes ai ndërroi jetë në vend, duke shkaktuar reagime të forta në vendin fqinjë dhe nga kolegët.

Përshtatur nga: Protothema.gr

(A.B)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vdes mad clip vdes mad clip

Sondazh

Poll