Bota

Me dhimbje i jep lamtumirën ministrit/ Putin shfaqet i prekur në ceremoninë funerale, mbështet dy herë kokën në arkivolin

10 Shtator 2021, 14:20 Nga DOSJA
Me dhimbje i jep lamtumirën ministrit/ Putin shfaqet i prekur në

RUSI– Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shfaqur i trishtuar ditën e sotme teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit ministrit të tij të emergjencave që më parë kishte qenë roja e tij personale. Yevgeny Zinichev vdiq të martën teksa përpiqej të shpëtonte jetën e një regjizori në manovrat në Arktik.

Putin u pa i prekur, teksa mbështeti dy herë kokën në arkivolin e hapur të 55 vjeçarit Zinichev, i cili qe mbështjellë me flamurin kombëtar.

Putin u ul më pas me të venë e ministrit Natalya dhe të birin Denis në ceremoninë funerale. Putin i dha Zinichev titullin Hero i Rusisë pas vdekjes, që është nderimi më i lartë qeveritar në vend.

Zinichev vdiq teksa tentonte të shpëtonte producentin Alexander Melnik, 63 vjeç, i cili ra në ujërat e akujt gjatë filmimit të manovrave të emergjencave në Arktik.

Gjenerali po drejtonte manovrat ushtarake dhe të grupeve të emergjencës pranë qytetit të Norilsk. Zinichev ka qenë ish-agjent i KGB e FSB dhe nën-drejtor i shërbimit federal të kundër-inteligjencës. Ai ka shërbyer dhe si guvernator i Kaliningrad dhe ashtu si Putin ka lindur në Leningrad, tashmë i quajtur Shën Petersburg.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota valdimir putin yevgeny zinichev valdimir putin yevgeny zinichev

Sondazh

Poll