Bota

Merkel vizitë lamtumire në Paris, takohet me Macron më 16 shtator

10 Shtator 2021, 13:45 Nga DOSJA
Merkel vizitë lamtumire në Paris, takohet me Macron më 16 shtator

GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel do të bëjë vizitën e lamtumirës në Francë javën e ardhshme. Uniindia shkruan se në takimin me Presidentin francez Emmanuel Macron do të diskutohet situata e Afganistanit si dhe çështje të tjera të rëndësishme. Takimi është plafifikuar të mbahet në 16 shtator.

“Të enjten, 16 shtator, kancelarja Angela Merkel do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron për një darkë pune në Paris. Bisedimet do të përqëndrohen në çështjet akute ndërkombëtare, kryesisht Afganistanin, si dhe çështjet e politikave evropiane,” thuhet në njoftimin e Kancelarës gjermane.

Para vizitës në Paris, Merkel më 14 shtator do të vizitojë Tiranën, ku dhe do të takohet me 6 krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel emmanuel macron angela merkel emmanuel macron

Sondazh

Poll