Politike

Çfarë pritet nga Parlamenti i ri? Berisha në plan të fundit, qytetarët e kanë hallin tek papunësia dhe buka: Ata zihen, p

10 Shtator 2021, 14:24 Nga DOSJA
Çfarë pritet nga Parlamenti i ri? Berisha në plan të

TIRANË-  Kuvendi i Shqipërisë nisi punimet me 140 deputetë, produkt i zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. Po çfarë do të donin qytetarët e vendit tonë që të diskutohej brenda asaj salle gjatë këtij sesioni të ri parlamentar?

“Top Channel” ka dalë në rrugët e qytetit dhe ka kërkuar mendimin e qytetarëve, të cilët thuajse njëzëri janë kundër të gjithë klasës politikë, duke u shprehur se të gjithë kanë vjedhur popullin. Po ashtu kërkojnë nga drejtësia që t’i hetojnë e t’i ndëshkojnë sipas ligjebe. Mes tyre ka qenë edhe këngëtari Landi Hysi.

Mendimet e qytetarëve:

-Për punësimin se na ka lënë të gjithë pa punë. Fëmijët tanë kanë shkuar rrugëve. Buka ka filluar të rritet. Ata shajnë njëri-tjetrin dhe pas pushimit shkojnë e pinë kafe. Janë mashtrues, jo vetëm gënjeshtarë. Ne nuk votojmë për ta, ne votojmë për një të re. Po ata i vjedhin votat.

-Më shumë për artin dhe për sportin. Meqë jemi tek kënga, ajo thotë: Beso, beso, popull shqiptar qëndro, por edhe kërko.

-Duhet të verifikohen për pasuritë, për padrejtësitë që i bëhen këtij vendi. Këta janë grup, duhen zhveshur, duhen pastruar. Të gjithë këta që kanë patur përgjegjësi, që kanë vjedhur, të shkojnë para drejtësisë.

-Ku është puna, kur të gjithë diskriminohen, poshtërohen, vidhet, korrupsion, pastrim parash. Populli nuk ka bukë të hajë. Dikush ka dhe të shtyp e tjetri s’ka copën e bukës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seanca plenare 10 shtator 2021 seanca plenare 10 shtator 2021

Sondazh

Poll