Politike

“Berisha, Berisha”, Sali Lushaj, babai i Stresit rreshtohet krah ish-kryeministrit, tregon mbështetjen e tij me ovacione dh

10 Shtator 2021, 12:16 Nga DOSJA
“Berisha, Berisha”, Sali Lushaj, babai i Stresit rreshtohet krah

TIRANË– Një nga personat që kanë dalë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Partia Demokratike është edhe Sali Lushaj. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se Lushaj, babai i reperit Arkimed Lushaj, të njohur ndryshe si Stresi, është vendsour në rreshtin e parë të mbështetësve të Berishës.

Me dy gishtat lart, Sali Lushaj brohoret emrin e Berishës dhe tregon se është në anën e tij e jo të Bashës. Vetë Berisha i ka shpallur luftë Bashës të cilin e akuzoi se ka shitur Partinë Demokratike tek kryeministri Edi Rama. Të dy u futën dhe dolën sot nga Kuvendi i Shqipërisë pa shkëmbyer asnjë fjalë.

Madje Basha, për ta shmangur, ndërroi edhe rrugën që e çonte drejt selisë blu. Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali lushaj sali berisha sali lushaj

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2021, 10:56

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja e shikon si një vetëposhtërim të opozitës që forcon pozitat e kryeministrit Edi Rama, vendimin e Lulzim Bashës për të përjas...