Politike

E FORTË! Berisha: Që sot PD është satelit i Edi Ramës! Opozitë fasadë, nuk dorëzohet sovraniteti kështu…

9 Shtator 2021, 19:39 Nga DOSJA
E FORTË! Berisha: Që sot PD është satelit i Edi Ramës!

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar opozitën “fasadë” menjëherë pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Opinion”, Berisha shtoi se nga sot, falë vendimit të Bashës, PD është kthyer në një satelit të kryeministrit Edi Rama. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Berisha: Dua të shprehem që vendimin që kryetari i PD komunikoi është një vendim, i cili në rrafshin statutor është nul. Këtu nuk jam dakord me ju. Kemi të bëjmë me dorëzimin e sovranitetit si institucion. Kemi të bëjmë më asgjesimin e PD si opozitë sovrane. Basha ka zgjedhur shkatërrimin e PD. Unë e kuptoj rëndësinë e SHBA. Por PD mund të jetë e vlefshme dhe solide vetëm e vetëm si një parti sovrane. PD mund të jetë një aleate e SHBA dhe e çdo vendi të lirë. Basha më ka marrë në tel, gjysmë ore para se të bënte komunikimin. Unë i kam thënë këto fjalë: Unë e kuptoj që ke presion të madh por ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen para se t’i marrë.

Marrëveshje me Ramën?

Berisha: Është më pak e keqja ajo që thua ti. Kryetari i Pd e ka marrë një vendim se do kishte sanksione ndaj tij. Apo dhe ndaj tij. Por njëherë më mirë të mbetej sovrane. SHBA janë mrekullia e lirisë sepse i korrigjojnë gabimet. Nuk dorëzohet sovraniteti. Nuk është më. Këto gjëra i thashë Bashës. Ka një problem forca politiket janë të vyera por sovrane. Që sot PD është satelit i Edi Ramës. Sot për shkak të presionit merr një vendim jashtë të gjirha parimeve. Una ia thashë argumentat. Mori vendim. S’mund të them.

Si do rrini në Kuvend?

Berisha: Më i motivuar se kurrë. Me vendimin që mori Basha e shndërroi në një pluralizëm fasadë. Nuk e kam zgjedhur unë Bashën. Por për vendimin e tij sot, i ka bërë goditjen më të rëndë vendit dhe pluralizmit në Shqipëri. Do të bëj gjithçka në rikthimin e PD në sovranitetin e saj. Parimet i shkelmoi sot Basha dhe pa to forca politike është fasadë opozitë. Ky është vendimi më i rëndë ndonjëherë. Ata nuk janë fasadë opozitë. Ato janë të drejta apo të gabuara. Por janë opozitë. SHBA janë partner po në mënyrë absolute por jo kur gabojnë.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ Berisha jashtë grupit të PD, ish-kryeministri: Basha më mirë të jepte dorëheqjen! Strazimiri dhe Topalli: Kryetari s’ka kompetencë!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2021, 19:03

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi ky e fundit e largoi nga grupi p...