Insights

Mos pyetni si u kall spitali i Tetovës – atë e kallëm të gjithë ne!

9 Shtator 2021, 15:40 Nga DOSJA
Mos pyetni si u kall spitali i Tetovës – atë e kallëm

Ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj e ta ndjejmë po aq sa familjarët e atyre që shkuan të mjekohen, por që askush nuk i pa si dhanë shpirt.

Dhe përderisa në heshtje do e jetojmë dhembjen e atyre që i humbën më të dashurit e vet, do vërejmë se pikëllimi i lind pyetjet që nuk ia shtrojmë vetes në kohën e duhur, si për shembull atë si u bëmë shoqëri ku thuajse për çdo ditë e djegin të sotmen tonë, ku për çdo ditë shtëpinë tonë që na e ka dhënë Zoti e mbulojnë me plehra, si u bëmë shoqëri ku askush nuk përgjigjet për asgjë, si u bëmë tokë që nuk i do fëmijët e saj, e ku disa përfitojnë edhe nga ndërtimi i spitaleve edhe nga hapja e varrezave ku na groposin!?

Po pra, tragjedia rrëqethëse që sot e jeton Tetova dhe të gjithë ne, mund edhe t’i lind përgjigjet që jemi shtirë se nuk i dimë, si për shembull atë se spitalin modular në Tetovë e kallëm të gjithë ne shqiptarët e Maqedonisë, ne të cilët me dorën tonë ndërtuam shoqëri të papërgjegjshme, se ne edhe jetën edhe vdekjen e lamë në duart e atyre që kërkojnë zbardhjen e shpejt të kalendarit tonë tragjik, duke u bërë se nuk e shohin sa e kanë nxirë fytyrën tonë kolektive.

Sot kur Maqedonia e jeton këtë dhembje rrëqethëse, mos kërkoni përgjegjësi nga askush tjetër përpos nga vetvetja. Sepse vetëm kështu do mund të shohim se përtej dhembjes që përjetojmë sot, qëndron mëkati ynë kolektiv i dekadave të fundit, e gjatë të cilave shumëkush përfitoi edhe nga vdekja edhe nga jeta jonë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog kim mehmeti tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves kim mehmeti tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves

Sondazh

Poll

Insights 8 Shtator 2021, 08:48

Adi Krasta: Elitat

Nga Adi KrastaTani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online. Në publikimet personale me përgjig...

Insights 6 Shtator 2021, 06:57

Jo rend të ri botëror pas Afganistanit

Mjaft është mjaft. Për dy dekada, Perëndimi derdhi biliona dollarë në një vend të pazhvilluar, të varfër. Më kot. Lodhja e luftës u përhap. Perëndimi e mbivlerë...

Insights 23 Gusht 2021, 12:18

9 ditë në Curraj të epërm në Tropojë

Këto 9 ditë, isha shoqërues i ekipit të TV gjerman ARTE, ku gazetarja e mirënjohur ndërkombëtarisht Ines Possemeyer dhe ekipi i sajë ishin në Curraj të epërm (T...

Insights 23 Gusht 2021, 12:06

Paradoksi izraelit

Kampioni botëror i vaksinimit, Izraeli, tashmë është kthyer ndër kampionët për nivelin e lartë të infektimit ! Në pranverë me vaksinimin masiv Izraeli mposhti p...