Insights

9 ditë në Curraj të epërm në Tropojë

23 Gusht 2021, 12:18 Nga DOSJA
9 ditë në Curraj të epërm në Tropojë

Këto 9 ditë, isha shoqërues i ekipit të TV gjerman ARTE, ku gazetarja e mirënjohur ndërkombëtarisht Ines Possemeyer dhe ekipi i sajë ishin në Curraj të epërm (Tropojë).
Kaluam 9 ditë të jashtëzakonshme duke dokumentuar vlerat natyrore të një prej zonave më të bukura të Alpeve shqiptare dhe gjithë trojeve tona.

Një masiv me pyje të vjetër Ahu, ujëvarat e shumta të lumit të Plasë (rreth 3 orë larg mbi fshatin Curraj i epërm), burime ujore dhe pyje mistike, malet e larta, trofta me pika të kuqe, uji i pastër kristal i lumit, fshati Curraj i epërm dhe jeta atje, puna kërkimore dhe shkencore që Universiteti i Shkencave të Jetës në Pragë (Fakulteti i Pyjeve) po bën prej 5 vitesh për pyjet e vjetër të Ahut në Curraj të epërm etj. ishin subjekt i filmimeve të shumta dhe intervistave. Disa kuriozitete nga aktiviteti 9 ditor;

– Puna për realizimin e domumentarit ishte planifikuar me kujdes nga ekipi gjerman, 3 muaj përpara. Nuk pati asnjë devijim nga plani i përgaditur!
– Përpara se të shkonim në zonë, shpenzova 6 orë në Tiranë për të gjetur 100 ml larës enësh të bio-degradueshëm (me kërkesë të ekipt tekeviziv gjerman).
– U bënë rreth 2000 minuta filmime nëpër zonë.
– Për çdo ditë, ekipi televiziv ka ecur rreth 3-4 orë në këmbë
– Ekipi kaloi 6 net në kamp, me çadër
– Mbeturinat e kampit pasi udhëtuan me ne për 3 orë në këmbë, u depozituan në koshat e plehrave në Vaun e Dejës, rrugës së kthimit për në Tiranë.
– Gazetarja gjermane edhe pse shumë e mirënjohur në mbarë botën për dokumentarët e sajë për natyrën, sillej si një person krejt i zakonshëm, e thjeshtë sa më s’ka.
– Nga 2000 minuta filmime do të prodhohet një dokumentar prej 42 minutash. Dokumentari do të ketë subjekt evidentimin e vlerave natyrore dhe kulturore të Currajve të epërm si dhe promovimin e zonës.
– Nuk kishte dush për tu larë por ujëvare në natyrë dhe me ujë akull të ftohtë.
– Bëmë rreth 70 km rrugë në këmbë nëpër zonë.
Kaluam 9 ditë pa patur nevojën e energjisë elektrike, telefonit e internetit dhe ishin ditë të jashtëzakonshme
Një media shumë e njohur ndërkombëtare dhe të huajt vijnë të vlerësojnë natyrën tonë, ndërsa ne i vemë flakën pa na u dridhur dora!

Nga Eksperti Mjedisor Abdulla Diku

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog abdulla diku abdulla diku

Sondazh

Poll

Insights 23 Gusht 2021, 12:06

Paradoksi izraelit

Kampioni botëror i vaksinimit, Izraeli, tashmë është kthyer ndër kampionët për nivelin e lartë të infektimit ! Në pranverë me vaksinimin masiv Izraeli mposhti p...

Insights 22 Gusht 2021, 10:50

Atdheu jemi ne…

Çfarë është atdheu?Menjëherë pasi bën këtë pyetje ndër mend të vjen shpjegimi etimologjik i fjalës Atdhe “terram patriam”, toka e etërve, të cilët jo dom...

Insights 18 Gusht 2021, 20:40

Amerikanët, afganët, dhe diçka në mes

Nuk di ndonjë rast kur opozita dhe çdo zë opozitar të kenë qenë më dakord me Ramën sesa me rastin e vendimit të tij për të pranuar në Shqipëri një numër ...

Insights 18 Gusht 2021, 15:55

Edhe revolta trashëgohet

Kjo pamje është therëse. Kjo pamje tregon lakuriq dështimin dhe nënshtrimin tonë si shoqëri. Shumë thonë; Pse nuk protestojnë studentët?! Në një kronikë televiz...

Insights 18 Gusht 2021, 09:35

Dhoma ime!

Nga Agim XhafkaQe viti 1990 kur më ra llotaria. Jo ajo klasikja,që merr një grusht para,por caktimi si gazetar në një festival fëmijësh në Izmir. Deri atë mot,k...

Insights 12 Gusht 2021, 12:20

Birra, Bregoviç & Ballkan i Hapur

Goran Bregoviç njihet njëkohësisht si “Led Zeppelin” i ish-Jugosllavisë dhe si një prej baballarëve të turbofolkut. Shpesh në skenë, në 30 vitet e fundit...