Insights

Autokracia e Bashës shfaqet kuptimplotë të hënën!

26 Gusht 2021, 06:58 Nga DOSJA
Autokracia e Bashës shfaqet kuptimplotë të hënën!

Një gjë është e sigurt Basha e ka vendosur kush do jetë çfarë, edhe askush në PD nuk është pyetur edhe nuk di asgjë. Ftoj çdo anëtar të këshillit kombëtar, çdo deputet, cdo njeri të PD të më përgenjeshtroi edhe të thote kush kandidon të hënën për pikat e rendit të njoftuar.

Pika e parë e rendit të ditës: zgjedhin kryetarin e këshillit! A di njeri kush kandidon? Kush ka shprehur dëshirën të paktën? Apo kush janë kriteret? Ose në fund të fundit do ketë dy apo me shumë kandidat apo Basha do ju japi një emër edhe te ngrenë dorën delet?

Pika e dytë e rendit të ditës: zgjedhin gjithë ekipin e ri drejtues të PD. Kush kandidon? Që të kërkojnë vota të Këshillit Kombëtar, që të bëjnë fushate brenda llojit, që të zgjedhin më të mirët mes vetes supozohet. Askush nuk e di a do jetë apo jo në listë për të qënë kandidat për kryesi. Askush se di kë ka vendosur per sekretariate. Si gjithmonë lista do jetë fituesi përballë një askush, një nga emrat që në PD shërbejnë si administrate me rroge edhe nuk i njeh njeri nga struktura politike. Keta anonimet që marrin rroge si fjala vjen: Marinela Ziu, Minushe Lazaj, Lulzim Omuri, Marash Loku etj do jenë si kundërshtarë te atyre që do zgjidhen.

Pastaj pika e tretë do dëgjojnë kë ka vendosur Basha nënkryetar partie, kryetar grupi, e kë ka vendosur kryetar e nenkryetar nëpër komisionet parlamentare dhe sigurisht që nuk është konsultuar njeri me deputetet.. po ata do jenë të vetmit që sdo ankohen për asgjë, se ne fund të fundit janë deputet.

Edhe qershia mbi torte, Këshilli Kombëtar që akoma nuk njohin njëri tjetrin, as profilit e tyre profesionale do dëgjojnë ndarjen qe Basha ka bërë për departementet edhe njerëzit që ai ka zgjedhur si drejtues departamenti. Psh nje mjeke mund ti bjer të ketë drejtues departamenti për shëndetësinë, një që me shendetësinë e lidhin vetem operacionet e zvogelimit te stomakut që ka bërë.

Ky është rendi i dites që sekretari që do rizgjidhjet Gazmend Bardhi ju shpërndau Keshillit Kombëtar, nje ferman ku Basha cakton, Basha njofton, Basha nominon, Basha zgjedh. Të tjerët të ngrohen në diell edhe të flasin në TV për demokracine e brendshme imagjinare edhe sa autokrat dhe i keq ë shtë Rama. Shumë autokrat Rama, kurse po te kishim zgjedhur Bashen do kishim këtë modelin më lart shumë demokratik!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog lulzim basha rita lumi lulzim basha rita lumi

Sondazh

Poll

Insights 23 Gusht 2021, 12:18

9 ditë në Curraj të epërm në Tropojë

Këto 9 ditë, isha shoqërues i ekipit të TV gjerman ARTE, ku gazetarja e mirënjohur ndërkombëtarisht Ines Possemeyer dhe ekipi i sajë ishin në Curraj të epërm (T...

Insights 23 Gusht 2021, 12:06

Paradoksi izraelit

Kampioni botëror i vaksinimit, Izraeli, tashmë është kthyer ndër kampionët për nivelin e lartë të infektimit ! Në pranverë me vaksinimin masiv Izraeli mposhti p...

Insights 22 Gusht 2021, 10:50

Atdheu jemi ne…

Çfarë është atdheu?Menjëherë pasi bën këtë pyetje ndër mend të vjen shpjegimi etimologjik i fjalës Atdhe “terram patriam”, toka e etërve, të cilët jo dom...

Insights 18 Gusht 2021, 20:40

Amerikanët, afganët, dhe diçka në mes

Nuk di ndonjë rast kur opozita dhe çdo zë opozitar të kenë qenë më dakord me Ramën sesa me rastin e vendimit të tij për të pranuar në Shqipëri një numër ...

Insights 18 Gusht 2021, 15:55

Edhe revolta trashëgohet

Kjo pamje është therëse. Kjo pamje tregon lakuriq dështimin dhe nënshtrimin tonë si shoqëri. Shumë thonë; Pse nuk protestojnë studentët?! Në një kronikë televiz...

Insights 18 Gusht 2021, 09:35

Dhoma ime!

Nga Agim XhafkaQe viti 1990 kur më ra llotaria. Jo ajo klasikja,që merr një grusht para,por caktimi si gazetar në një festival fëmijësh në Izmir. Deri atë mot,k...

Insights 12 Gusht 2021, 12:20

Birra, Bregoviç & Ballkan i Hapur

Goran Bregoviç njihet njëkohësisht si “Led Zeppelin” i ish-Jugosllavisë dhe si një prej baballarëve të turbofolkut. Shpesh në skenë, në 30 vitet e fundit...