Insights

Paradoksi izraelit

23 Gusht 2021, 12:06 Nga DOSJA
Paradoksi izraelit

Kampioni botëror i vaksinimit, Izraeli, tashmë është kthyer ndër kampionët për nivelin e lartë të infektimit !
Në pranverë me vaksinimin masiv Izraeli mposhti pandeminë. Shënoi një rënie të shpejtë të infeksioneve, hoqi pothothuajse të gjitha kufizimet …
U mendua se fundi ishte afër. Por, katër javë më pas, qeveria u detyrua t’i rivendosë kufizime ndërsa varianti Delta u përhap në gjithë vendin. Dimri i ‘egër’ i vitit të shkuar po rikthehet. Një valë e katërt infeksioni e ka përfshirë Izraelin, vendin ku mbi 80% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar !
Euforia mori fund.
Gjysma e rasteve të reja janë persona plotësisht të vaksinuar.
“Në Izrael ne po shohim një shpërthim të konsiderueshëm, njerëz që vdesin, edhe pse janë plotësisht të vaksinuar – thotë këshilltari i qeverisë Izraelite për pandeminë- shpresoj që qeveria të ndryshojë kursin nga vetëm kontrolli i epidemise, në eliminim e saj, duke mbrojtur fëmijët derisa të vaksinohen të gjithë, me shpresë në tremujorin e parë të vitit 2022.
Një lockdown për disa javë është i mundur nëse nuk veprohet me më shumë agresivitet”.
Përhapja e gjerë e variantit Delta ka ndryshuar epidemiologjinë. Ajo cfarë në fillim u tha, që njerëzit e vaksinuar infektohen rrallë, akoma më rrallë sëmuren dhe me pak masa mund të jemi pranë imunitetit të tufës,
nuk po ndodh…
Duket të vërtetat për virusin original, nuk janë të vërteta për variantin e ri pas mutacionit.
Variantit Delta po zhverëson strategjitnë e vaksinimit që synon imunitetin e tufës. Varianti Delta infekton në të njëjtin nivel si personat e vaksinuar dhe ata të pavaksinuar, duke rritur pragun e imunitetit të tufës nga 65% në 85%.
Nuk ka vend për eufori !
Lufta do jetë e gjatë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog shefqet deliallisi shefqet deliallisi

Sondazh

Poll

Insights 22 Gusht 2021, 10:50

Atdheu jemi ne…

Çfarë është atdheu?Menjëherë pasi bën këtë pyetje ndër mend të vjen shpjegimi etimologjik i fjalës Atdhe “terram patriam”, toka e etërve, të cilët jo dom...

Insights 18 Gusht 2021, 20:40

Amerikanët, afganët, dhe diçka në mes

Nuk di ndonjë rast kur opozita dhe çdo zë opozitar të kenë qenë më dakord me Ramën sesa me rastin e vendimit të tij për të pranuar në Shqipëri një numër ...

Insights 18 Gusht 2021, 15:55

Edhe revolta trashëgohet

Kjo pamje është therëse. Kjo pamje tregon lakuriq dështimin dhe nënshtrimin tonë si shoqëri. Shumë thonë; Pse nuk protestojnë studentët?! Në një kronikë televiz...

Insights 18 Gusht 2021, 09:35

Dhoma ime!

Nga Agim XhafkaQe viti 1990 kur më ra llotaria. Jo ajo klasikja,që merr një grusht para,por caktimi si gazetar në një festival fëmijësh në Izmir. Deri atë mot,k...

Insights 12 Gusht 2021, 12:20

Birra, Bregoviç & Ballkan i Hapur

Goran Bregoviç njihet njëkohësisht si “Led Zeppelin” i ish-Jugosllavisë dhe si një prej baballarëve të turbofolkut. Shpesh në skenë, në 30 vitet e fundit...

Insights 31 Korrik 2021, 05:38

Vjeshta e “Deltave”

MONITORVjeshta e vitit 2021, padyshim do të jetë një ndër stinët më sfiduese për vendet dhe popullsinë e të gjithë globit, për një numër arsyesh. Pandemisë ende...