Sa janë të sigurta 19 spitalet modulare në Maqedoninë e Veriut? Drejtorët heshtin, “mister” a kanë sistem për
9 Shtator 2021, 13:49Nga DOSJA
MAQEDONI E VERIUT- Zjarri në repartin e improvizuar për COVID në Tetovë, krijoi dilema nëse spitalet modulare i plotësojnë kushtet për trajtimin spitalor të pacientëve.
“Alsat” shkruan se për shkak të mungesës së shtretërve dhe përhapjes së pandemisë në vendin fqinjë janë hapur dhe 19 spitale modulare të ngjashme në Shkup, Gjevgjeli, Strumicë, Kumanovë, Kërçovë, Strugë, Gostivar, Shtip, Veles, Ohër, Manastir, Prilep, Kavadar, Koçan dhe Dibër.
“Të gjitha 19 spitalet modulare të ndërtuara gjatë pandemisë u ndërtuan sipas të gjitha protokolleve të sigurisë,”-të paktën kështu pohon Ministria e Shëndetësisë. Pyetja mbetet, a janë ato të pajisura me sisteme të parandalimit të zjarrit, si dhe një sistem që do të shuante një zjarr të mundshëm të ngjashëm me atë në Tetovë?
Ministria e Shëndetësisë deklaroi shkurt se të gjitha spitalet modulare janë ndërtuar me certifikim, përfshirë edhe atë në Tetovë. Ndërkohë që nga drejtorët e spitaleve nuk ka ende asnjë përgjigje. Drejtorët e spitaleve në Ohër dhe Strugë nuk folën publikisht, vetëm theksuan se deri më tani nuk është kërkuar prani policore në këto dy objekte për të rritur sigurinë e tyre.
MAQEDONI E VERIUT- Një 38-vjeçar nga Tetova humbi jetën në spitalin modular në Tetovë pasi luftoi më parë për javë të tëra për të mundur pandeminë e koro...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 10.851 testime, 703 qytetar...
KOSOVË- Bashkëshortja e kandidatit të Partisë Demokratike për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmjen e djeshme, Valbona Bahtiri-Ademaj ka p...
MAQEDONIA E VERIUT- Avokati i Popullit Naser Ziberi ka shprehur keqardhjen e tij për ngjarjen tragjike në spitalin në Tetovë. Tetovasot shkruan se sipas deklara...
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka folur për takimet dy ditore që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe...
MAQEDONIA E VERIUT- Tashmë është konfirmuar se numri i viktimave në Tetovë është 14, të shkaktuar nga flakët që përfshiu spitalin modular Covid.Sipas Express, ë...
MAQEDONIA E VERIUT- Gazetarja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Rita Behadini është shprehur se viktimat nga zjarri në spitalin e Tetovës janë identifikuar që m...
MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka folur me gazetarët pasi vizitoi vendin e ngjarjes ku humbën jetën 14 persona nga zja...