Bota

‘Nuk ka të dhëna se kjo është bërë për qëllime politike’, presidenti maqedonas në Tetovë pas tragjedisë ku humbë

9 Shtator 2021, 12:09 Nga DOSJA
‘Nuk ka të dhëna se kjo është bërë për

MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka folur me gazetarët pasi vizitoi vendin e ngjarjes ku humbën jetën 14 persona nga zjarri që shpërtheu në spitalin modular Covid në Tetovë.

I shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të viktimave, nuk kemi asnjë dyshim që ngjarja mund të jetë e qëllimshme‘- u shpreh Pendarovski.

Ai vijoi duke thënë se aktualisht hetimet po vijojnë dhe se është tepër e vështirë që të bëhet identifikimi i viktimave për shkak të djegies së rëndë që kanë pësuar.

Pendarovski u shpreh se deri në këtë moment nuk ka kurrfarë të dhënash se rasti i mbrëmshëm në spitalin modular të Tetovës është bërë me qëllim, për çështje politike. Megjithatë sipas tij kjo është për momentin dhe se ditëve në vijim për këtë do të prononcohen edhe nga Prokuroria kompetente.

Deri në këtë moment nuk ka kurrfarë të dhënash se kjo është e qëllimshme, me qëllim që të arrihet ndonjë qëllim tjetër politik. Por e them se kjo është në këtë moment dhe kuptohet se këtë do tua thotë sot apo ditëve në vijim prokurori kompetent. Nuk mund të lejojmë që hetimi të zgjat me muaj. Publiku maqedonas meriton përgjigje profesionale, të shpejtë dhe thelbësore pa asnjë pauzë në hetim. Me qenë se diçka zvarritet me vite me vite, tek njeriu i thjeshtë ngjall dyshime që ndoshta diçka nuk është e pastër këtu”, tha ai.

Pendarovski shkoi sot në Tetovë në solidarizim me qytetarët e Tetovës, familjarët e viktimave dhe të lënduarve si dhe për të biseduar me organet kompetente.

Prokurori publik më njoftoi se për një deri në dy orë edhe formalisht do të kryhet hetimi, dhe në kohë më të shkurtër të mundshëm pastaj mund të dalin me raportin e tyre. Procedura është se ata japin urdhra deri tek institucionet tjera kompetente, nga obduksioni deri tek Ministria për Punë të Brendshme. Prokurori më njoftoi se do tu jepen 5 ditë që secili institucionet të përgjigjet varësisht nga kompetencat e tyre, pas këtyre raporteve Prokurori do të del me një raport të kompletuar, fillimisht se cili ishte shkaku i zjarrit dhe se pas kësaj eventualisht ka apo jo ndonjë gabim njerëzor”, u shpreh Pendarovski.

Lajmi kryesor/ Tragjedia në Tetovë/ 14 viktima nga zjarri në spitalin modulor, 12 shpëtojnë! Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie kombëtare (ZHVILLIMET)

(d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora stevo pendarovski tragjedia ne tetove stevo pendarovski tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll