Bota

Zjarri në spitalin e Tetovës, gazetarja maqedonase: E vetmja gjë që funksionon si duhet janë zjarrfikësit 

9 Shtator 2021, 12:25 Nga DOSJA
Zjarri në spitalin e Tetovës, gazetarja maqedonase: E vetmja gjë

MAQEDONIA E VERIUT- Gazetarja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Rita Behadini është shprehur se viktimat nga zjarri në spitalin e Tetovës janë identifikuar që mbëmë, pasi njerëzit në Tetovë i njihnin se kush janë. Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, ajo u shpreh se në Shkup, jeton ajo, njerëzit kanë reaguar menjëherë pasi kanë marrë vesh lajmin.

Gazetarja gjithashtu bëri me dije se një vajzë 29 vjeçe e cila u fut për të shpëtuar nënën e saj në spital, humbi jetën së bashku me nënën e saj. Behadini gjithashtu u shpreh se në Tetovë e vetmja gjë që fundkionon si duhet janë zjarrfikësit, të cilët kanë reaguar menjëherë dhe kanë mundur që të shuajnë zjarrin me të gjitha mundësitë që kanë.

Pjesë nga intervista: 

Rita Behadini: Janë identifikuar që mbëmë, edhe po qarkullonin edhe fjalët mes njerëzve me emër dhe mbiemër se kush janë meqë edhe vajza ka punuar në një kafene në Tetovë ishte shumë më e lehtë për ne ta identifikonim dhe normalisht kur e njeh personin e përjeton me ndryshe. 

Sidorela Gjoni: Tetova është e vogël, të gjithë njihen me njëri-tjetrin.

Rita Behadini: Po, edhe unë vetë jam nga Tetova, ndonse jetoj në Shkup.

Sidorela Gjoni: Po në Shkup si është pritur i gjithë lajmi, ka pasur angazhim, ka pasur persona që udhëtojnë drejt Tetovës për të dhënë ndihmën e tyre?

Rita Behadini: Ka pasur reagime që mbrëmë, që kur u tha në media, që po ndodh kjo gjë po ndodh, të them të drejtën ne nuk kemi fjetur deri natën vonë deri nga ora 2-3 e mëngjesit duke pritur lajmet më të fundit se çfarë po ndodh momentalisht, të gjithë njohim njerëz, të shtrirë në spitale disa në spitalin modular disa në Repartin Infektiv, di që njerëzit kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë qenë të gatshëm të ndihmojnë me çfarë kanë pasur në dorë, zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë, ndoshta në Tetovë kjo është gjeja e vetme që funksionon si duhet, zjarrfikësit janë gjithmonë aty të parët, kështu që një falenderim i madh shkon për to, pasi kanë reaguar me të gjitha mundësitë që kanë pasur.

Tragjedia në Tetovë/ 14 viktima nga zjarri në spitalin modulor, 12 shpëtojnë! Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie kombëtare (ZHVILLIMET)   

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rita behadini tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves rita behadini tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves

Sondazh

Poll