Bota

Tragjedia e Tetovës, Avokati i Popullit: Duhet të mbahet përgjegjësi për ngjarjen

9 Shtator 2021, 12:56 Nga DOSJA
Tragjedia e Tetovës, Avokati i Popullit: Duhet të mbahet

MAQEDONIA E VERIUT- Avokati i Popullit Naser Ziberi ka shprehur keqardhjen e tij për ngjarjen tragjike në spitalin në Tetovë. Tetovasot shkruan se sipas deklaratës që dha Ziberi, çdo imazh i kësaj ngjarje krijon dhimbje dhe pikëllim. Ai gjithashtu bëri thirrje për mbajtjen e përgjegjësisë në ngjarjen tragjike duke shtuar se shteti ia ka borxh këtë familjarëve të viktimave.

“Skenat nga përhapja e flakëve, lufta për të shpëtuar çdo jetë njerëzore, nuk mund të lërë askënd indiferent. Çdo imazh i kësaj ngjarje fatkeqe krijon dhimbje dhe pikëllim për humbjen e pësuar nga shumë familje. Duhet të ketë përgjegjësi për ngjarjen tragjike. Shteti ia ka borxh atë së paku familjeve që humbën të dashurit e tyre”, tha Ziberi.

Tragjedia në Tetovë/ 14 viktima nga zjarri në spitalin modulor, 12 shpëtojnë! Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie kombëtare (ZHVILLIMET)   

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni naser ziberi tragjedia ne tetove naser ziberi tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll