Aktualitet

Dhunë në familje dhe zjarrëvënie e qëllimshme/ Policia arreston disa persona në Fier, nuk shpëtojnë të rinjtë që traf

9 Shtator 2021, 09:51 Nga DOSJA
Dhunë në familje dhe zjarrëvënie e qëllimshme/ Policia

FIER– Policia ka arrestuar disa persona në Fier pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Për zjarrëvënie të qëllimshme janë proceduar dy persona pasi kanë djegur barërat në tokat e tyre në Levan dhe Stan Karbunarë. Si pasojë flakët kanë prekur dhe ullinjt që janë në pronësi të dy shtetasve të tjerë.

Për dhunë në familje janë arrestuar në flagrancë dy persona. Po ashtu janë proceduar dy të rinjtë e moshave 26 vjeç dhe O. B., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posacme “Shqiponja” ju është gjetur nga një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë, 2 prej të cilëve për zjarrvënie. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht përkatësisht shtetasit Xh. B., banues në Levan, Fier dhe Ll. S., banues në Stan Karbunarë, Lushnjë, pasi duke djegur barëra në tokat e tyre në Levan dhe Stan Karbunarë, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur ullinj në pronësi të shtetasit Xh. B. dhe A. B. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit A. T., 44 vjeç dhe L. T., 46 vjeç, pasi në fshatin Panahor, Mallakastër, për motive të dobëta janë goditur me njëri tjetrin. Gjatë konfliktit, shtetasi L. T ka goditur me grushta edhe xhaxhain e tij, shtetasin P. T., 70 vjeç. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier proceduan penalisht shtetasit K. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe O. B., 18 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posacme “Shqiponja” ju është gjetur nga një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Seman, pasi në lagjen “Bishanak”, Fier, gjatë një konflikti të çastit ka goditur shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Fier.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne fier arrestime ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 09:19

TIRANË– Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Mësohet se një 21-vjeç...

Aktualitet 9 Shtator 2021, 08:17

PATOS– Prindërit në fshatin Grizë kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë. Në ditën e tretë të protestës ata sërish bëjnë thirrje që shkolla të mos mbyllet e...

Aktualitet 9 Shtator 2021, 07:54

Mbytet një turiste serbe në plazhin e Durrësit

DURRËS– Një turiste serbe është mbytur në ujërat e detit Adriatik në plazhin e Durrësit. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 09:15, në lagj...

Aktualitet 9 Shtator 2021, 07:45

LUSHNJE– Banorët në Lushnje nuk munden që të dalin dot jashtë banesave të tyre për shkak të tymit që ka mbuluar zonën. Djegia e mbeturinave në Lushnje sipas ban...