Bota

“Dritane pe***u”/ Abazoviç ‘bombardohet’ nga tifozët, nuk kursehen me fyerje ndaj tij, zv.kryeministri i pashqetësuar

8 Shtator 2021, 14:14 Nga DOSJA
“Dritane pe***u”/ Abazoviç ‘bombardohet’ nga

PODGORICË– Sjellja e zv.kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviç ditën e kurorëzimit të kreut të Kishës serbe në Cetinje i ka zhgënjyer mbështetësit e tij. Rreth minutës së 70 -të të ndeshjes Mali i Zi – Letoni, me rezultatin 0: 0, nga tribuna veriore, filluan disa thirrje ofenduese kundër tij.

Një grup tifozësh nisën që të brohorisnin me të madhe: Dritane pe *** u (Dritan homoseksuali). Por duket se thirrjet kundër tij nuk e kanë shqetësuar Abazoviçin, i cili me ironi u shpreh se po të kishte qenë në stadium do të kishte nisur brohoritjet bashkë me ta. 

“Unë personalisht nuk e kam problem. Së pari, unë mendoj se është mirë që njerëzit të shprehen. Së dyti, më vjen keq që ata përziejnë politikën dhe sportin. Unë me të vërtetë e kam përjetuar këtë si diçka ‘të lezetshme’, jo në kuptimin e fyerjes së askujt rreth orientimit seksual. Ata mund të mendojnë se do të më mërzisin, por jo. Po të kisha qenë atje, do të kisha kënduar me ta,”-tha Abazoviç për TV Prva.

Disa ditë më parë, protestat e qytetarëve të mbështetur nga presidenti, shënuan mbi 50 të plagosur dhe dhjetra të arrestuar! Kurorëzimi i mitropolitit serb Joanikije ndau besimtarët në Mal të Zi, ndërkohë që Abazoviç u “kryqëzua”. Edhe pse klerikët serb kënduan në kishë “Kur ushtria të hyjë në Kosovë”, sërish ai konsumoi një kafe me ta, duke i ofruar mbrojtjen e Policisë malazeze.

(km/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dritan abazanoviç protestat ne malin e zi dritan abazanoviç protestat ne malin e zi

Sondazh

Poll