Bota

Caktohet data, më 7 tetor nis procesi gjyqësor ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë

8 Shtator 2021, 12:52 Nga DOSJA
Caktohet data, më 7 tetor nis procesi gjyqësor ndaj Gucatit dhe

HAGË- Procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të nis më 7 tetor 2021. KosovaPress shkruan se i gjithë procesi parashihet të përfundojë në fund të dhjetorit të këtij viti. Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka miratuar sot kërkesën e prokurorisë për t’i shtuar listës edhe një dëshmitar.

Përveç kësaj, ndër urdhrat që ka lëshuar gjyqtari, ishte edhe përcaktimi i datës së fillimit të procesit të rregullt gjyqësor derisa po synohet që çështja tërësisht të përfundojë më 17 dhjetor. Kryetari i trupit gjykues Charles L. Smith ka deklaruar se ZPS mund të thërrasë tre dëshmitarë për paraqitjen e çështjes së saj.

“Urdhri i parë, pasi janë shqyrtuar argumentet e ngritura nga secila prej palëve dhe sa i takon në veçanti kërkesës së ZPS-së për të shtuar një dëshmitar të ri në listën e dëshmitarëve, trupi gjykues e pranon këtë kërkesë, po ashtu neve do të marrim parasysh edhe parashtrimet nga ZPS, si rezultat i rregullit 118/1A paneli vendos që ZPS mund të thërrasë tre dëshmitarë për paraqitjen e çështjes së saj, përkatësisht dëshmitarin 48-41, 48-42 dhe 48-66. Trupi gjykues e urdhëron më tej ZPS-në që të thërrasë dëshmitarin 48-66 si dëshmitarin e fundit në mënyrë që t’i lejojë kohë të mjaftueshëm mbrojtjes për të marrë në kundërpyetje këtë dëshmitar. ZPS duhet të dorëzojë deri më 1 tetor 2021 listën e dëshmitarëve sipas urdhrit në të cilën ata do të merren në pyetje prej prokurorisë”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Pasi ka dëgjuar palët, trupi gjykues ka përcaktuar 7 tetorin si datë për hapjen e procesit gjyqësor, ku ZPS do të lexojë të gjithë aktakuzën në versionin e redaktuar.

“Trupi gjykues përcakton datën për hapjen e çështjes më datë 7 tetor 2021. Më tej në pajtim me rregullin 124/2 dhe parashtrimet e mbrojtjes sa i takon hapjes së çështjes ZPS do të lexojë aktakuzën versionin e korrigjuar siç është depozituar më 5 korrik 2021. ZPS do të jep deklaratën hapëse më 7 tetor dhe do të përpiqet të përfundojë deklaratën e tillë brenda kësaj date”, ka thënë Smith.

Mbrojtja ka kërkuar që aktakuza të lexohet tërësisht në publik, meqë siç kanë theksuar ata, gjyqi është publik dhe aktakuza në tërësi paraqet pretendimet si ZPS i shkruan ato. Ndërsa prokuroria ka deklaruar që parashikojnë dy deri në tre seanca për fjalinë e tyre hapëse me rreth katër korë material audio-viziv.

Kryetari i trupit gjykues ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’i jep mbrojtjen listën e provave materiale brenda 24 orëve para hapjes së çështjes, përfshirë këtu edhe video të cilat planifikohen të përdoren si prova materiale prej ZPS-së.

Sipas trupit gjykues, prezantimi i ZPS-së duhet të përfundojë më 18 tetor 2021. Në seancën e sotme u tha se ZPS duhet të përfundojë marrjen në pyetje të dëshmitarëve të saj brenda katër seancave. Ndërsa për kohën e kundër-pyetjeve nga ana e mbrojtjes, trupi gjykues nuk ka përcaktuar një afat, veçse kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se do të ndërhyjnë në kohë nëse është e nevojshme.

“Trupi gjykues përcakton si datën e synuar për mbylljen e çështjes së ZPS-së datën 9 nëntor 2021. Ne, po ashtu, përcaktojmë si datën e synuar për mbylljen e të gjithë çështjes datën 17 dhjetor 2021. Këto dy data mund të ndryshohen në varësi të zhvillimit të procedurave”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Ndër të tjera, Smith ka urdhëruar palët të diskutojnë çështje që janë të bëjnë me klasifikimin e provave materiale sa i takon kërkesës për prova të drejtpërdrejta për trupin gjykues. Deri më 20 shtator, palët duhet të informojnë trupin gjykues për marrëveshjet e tyre dhe çështjet që nuk kanë arritur t’i zgjidhin.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 7 tetor nis gjyqi per gucatin dhe haradinajn hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj 7 tetor nis gjyqi per gucatin dhe haradinajn hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj

Sondazh

Poll